Më mbaj mend (për 1 muaj)

Tonin Tershana - Kenga E Nenes  Lyrics


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.3 / Votuan:  8

Pjesëmarrëse në

Festivali i 10-të në RTSH

Komente

Asnjë Koment

01/12/1971

1971-11-30T23:00:00+00:00



Unë isha fëmijë, në klasën e parë
u ula ngadalë n'abetare
e ç'ngjyra m'u hapën ne fletë
si lëndinë.

Ja, e para fjalë erdhi, nëna.
Nëna ime, pashë aty brenda.
Imja, gjersa ish aq e bukur
Nënës-o.

Ngjyrat tërë saj hidhnin valle.
Ishin në shtëpi dhe n’abetare,
ish në shpirtin tim kaq e madhe,
nënës-o.

Nënë, zëri yt, kënga jote
ku sna ndoqi pas nëpër shqote.
Rriti o djem, ju do bota
dhe te bukur, edhe luftëtarë.

Vajzat tona kush i ka vallë?
Shqipërise i lind yll ne ballë.
Nënat tona, gaz i paprerë,
kënga e tyre, s'ndalet asnjëherë.

U rritëm ngadalë si lastare,
me puthjet e nënës ne ballë,
në rrudhat e tyre ne pamë,
shtigjet tona.

Ecëm ne në jete dhe u zbardhëm,
për ato femijë, neve mbetëm.
Vetëm fjala nënë, nuk njeh moshë,
asnjëherë.

Nënat e Shqipërise, kudo jeni,
ç'kishit më të shtrenjtë na dhuruat.
Ju, shpërblim nga ne, kurrë s'kërkuat.
Nënës-o.

Nënë, zëri yt, kënga jote
ku sna ndoqi pas nëpër shqote.
Rriti o djem, ju do bota
dhe te bukur, edhe luftëtarë.

Vajzat tona kush i ka vallë?
Shqipërise i lind yll ne ballë.
Nënat tona, gaz i paprerë,
kënga e tyre, s'ndalet asnjëherë.


Ky tekst u dërgua nga Dorian




Më Shumë Këngë Nga Tonin Tershana:

Më Shumë...


Komente mbi këtë këngë


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet