TEKSTESHQIP

Veli Sahiti & Trix
Miku Im
Lyrics

Më trego, më trego o miku im
si është vasha, si është vasha që kam dashtë?
se si duket, se si duket a është plakur?
asnjëherë, asnjëherë më kurrë se pashë

Ah, dikur, ah dikur
unë thurrja ëndrra do ta kem
do ta kem në krahun tim
iku shkoi, iku shkoi diku larg
mbeti peng, mbeti peng ai premtim

Ruaje fort atë imazh
që e ke në kujtim
mos dëshpërohesh po ta shohësh
kështu më thonë o miku im

Ruaje fort atë imazh
që e ke në kujtim
mos dëshpërohesh po ta shohësh
kështu më thonë o miku im

Ishte e brishtë
ishte e brishtë, e padjallëzuar
kishte në vete, kishte në vete bukuri
po ta shifnja, e po ta shifnja ta takoja
do të ishte, do të ishte mrekulli

Do ta ruaj, do ta ruaj në mendjen time
le të mbetet, le të mbetet siluetë
po të vdisja, e po të vdisja pa e parë
sytë hapur, sytë hapur kanë me u mbetë

Ruaje fort atë imazh
që e ke në kujtim
mos dëshpërohesh po ta shohësh
kështu më thonë o miku im

Ruaje fort atë imazh
që e ke në kujtim
mos dëshpërohesht po ta shohësh
kështu më thonë o miku im

DËRGOI: