Veli Sahiti & Trix
Miku Im
Miku Im
Duke patur parasysh impaktin pozitiv që përfitohet, ky krijim muzikor është përcjellë online i ilustruar bukur me videoklip, i cili u publikua më 18 Shkurt 2023. Për këngën ka punuar kompozitori Trix (Veli Sahiti), ndërsa autor i fjalëve të tekstit është Shaip Ademaj.
Teksti :: Song Lyrics
Më trego, më trego o miku im
si është vasha, si është vasha që kam dashtë?
se si duket, se si duket a është plakur?
asnjëherë, asnjëherë më kurrë se pashë
Ah, dikur, ah dikur
unë thurrja ëndrra do ta kem
do ta kem në krahun tim
iku shkoi, iku shkoi diku larg
mbeti peng, mbeti peng ai premtim
Ruaje fort atë imazh
që e ke në kujtim
mos dëshpërohesh po ta shohësh
kështu më thonë o miku im
Ruaje fort atë imazh
që e ke në kujtim
mos dëshpërohesh po ta shohësh
kështu më thonë o miku im
Ishte e brishtë
ishte e brishtë, e padjallëzuar
kishte në vete, kishte në vete bukuri
po ta shifnja, e po ta shifnja ta takoja
do të ishte, do të ishte mrekulli
Do ta ruaj, do ta ruaj në mendjen time
le të mbetet, le të mbetet siluetë
po të vdisja, e po të vdisja pa e parë
sytë hapur, sytë hapur kanë me u mbetë
Ruaje fort atë imazh
që e ke në kujtim
mos dëshpërohesh po ta shohësh
kështu më thonë o miku im
Ruaje fort atë imazh
që e ke në kujtim
mos dëshpërohesht po ta shohësh
kështu më thonë o miku im
si është vasha, si është vasha që kam dashtë?
se si duket, se si duket a është plakur?
asnjëherë, asnjëherë më kurrë se pashë
Ah, dikur, ah dikur
unë thurrja ëndrra do ta kem
do ta kem në krahun tim
iku shkoi, iku shkoi diku larg
mbeti peng, mbeti peng ai premtim
Ruaje fort atë imazh
që e ke në kujtim
mos dëshpërohesh po ta shohësh
kështu më thonë o miku im
Ruaje fort atë imazh
që e ke në kujtim
mos dëshpërohesh po ta shohësh
kështu më thonë o miku im
Ishte e brishtë
ishte e brishtë, e padjallëzuar
kishte në vete, kishte në vete bukuri
po ta shifnja, e po ta shifnja ta takoja
do të ishte, do të ishte mrekulli
Do ta ruaj, do ta ruaj në mendjen time
le të mbetet, le të mbetet siluetë
po të vdisja, e po të vdisja pa e parë
sytë hapur, sytë hapur kanë me u mbetë
Ruaje fort atë imazh
që e ke në kujtim
mos dëshpërohesh po ta shohësh
kështu më thonë o miku im
Ruaje fort atë imazh
që e ke në kujtim
mos dëshpërohesht po ta shohësh
kështu më thonë o miku im
DËRGOI:
- Publikimi: 18/02/2023
- Ora: 18:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Këngëtar:
- Muzika:
- Teksti: Shaip Ademaj
Komente 0