TEKSTESHQIP
Veli Sahiti (Trix) - Takimi
Veli Sahiti (Trix)
Takimi

Muzika e këngës vjen si kompozim nga Trix (Veli Sahiti), ndërsa për tekstin u përkujdes Shaip Ademaj. Pasi u plotësua me të gjithë komponentët, ky projekt i radhës ka ardhur tanimë në tregun e gjerë të muzikës i punuar edhe me një videoklip muzikor, i cili erdhi në platformat online me datë 28 Shtator 2024 dhe që nga dita e parë komentet ishin të shumta.
Teksti :: Song Lyrics
Seç të pashë në shëtitore
të kishte ra floku në sy
sa shumë vite, lotë e lutje
më kishte marrë malli për ty

S'mund ti bëja vetes hile
s'mundem veten ta dënoj
ç 'faj ka syri që të vërejti
ç'faj ka zemra që s'të harroi

Le të jetë fletë e grisur
e pavlerë në ditarin tim
le të jetë, jetë, mallkuar
seç më solli ky takim

Le të jetë fletë e grisur
e pavlerë në ditarin tim
le të jetë, jetë, mallkuar
seç më solli ky takim

Seç të pashë në shëtitore
të kishte ra floku në sy
sa shumë vite, lotë e lutje
më kishte marrë malli për ty

S'mund ti bëja vetes hile
s'mundem veten ta dënoj
ç 'faj ka syri që të vërejti
ç'faj ka zemra që s'të harroi

Le të jetë fletë e grisur
e pavlerë në ditarin tim
le të jetë, jetë, mallkuar
seç më solli ky takim

Le të jetë fletë e grisur
e pavlerë në ditarin tim
le të jetë, jetë, mallkuar
seç më solli ky takim

DËRGOI:
Komente 0