>
LETERSISHQIP

Poeti Enigmatik

Feniksi heshtur shpalosi dijen
Margaritar ky i thellësive të ndjenjave
Epshin e fshehur nën minierën
Lartësoi shpirtin në vargjet poetike.

Si muzgu pak para agimit
Dritëzoi skenën e pasur
Qetë posi merimanga thuri kthetrat
Frymëzuar nga egoja e dehur.

Krahëhapur modest i sinqert
Hyri në shoqërinë e fisnikëve
Përqafuar nga doajenët ngohtësisht
Ndjekur vazhdoi bukuria e vargjeve.

Me besnikëri ushqyer ndaj madhështisë
Jetësoi ëndrrën e brezave për lumturi
Dhuntinë e fshehur në duart e penës
Duhet stolisur poezitë me ndershmëri.

Përshëndetur nga vetmia e mesnatës
Udhëheq gjysmëhëna e flaktë
Pas skenës në hijen e thjeshtësisë
Poeti dhe shkronjat enden sokaqeve të kalldrëmtë të Prizrenit.
vargje poetike VI
kalldrëma