TEKSTESHQIP
Vaçe Zela - Valsi I Lumturisë
Vaçe Zela
Valsi I Lumturisë

Këngën e kompozoi Avni Mula.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Lalalala...
Lalalala...

Sa kënaqësi kur ndëgjoj,
valsin tonë në këtë pranverë.
Ai përsëri po na fton,
të vallëzojmë si atëherë.

Bashkë me pranverën dhe ti lulëzon.
Lule plot erë që në shpirt më gjallëron...

(Ref.:)
Vals, o vals, ti jeho,
mbi të bukurin atdhe!
Fushat tona i përshkon,
ku shpërthen jetë e re!

Lalalala...
Lalalala...

Ne një vals na bashkoi,
dhe na fali lumturinë.
Tingujt sot, eh, ndëgjoj,
dhe kujtoj prapë rininë.

Bashkë me pranverën dhe ti lulëzon.
Lule plot erë që në shpirt më gjallëron...

Aaa, aaa...

(Ref.:)
Lalala, ti jeho,
mbi të bukurin atdhe!
Fushat tona i përshkon,
ku shpërthen jetë e re!

Lalalala...
Lalalala...

Kontribuan:
Mine,
Mira
Komente 6