E lindur në një qytet, i cili të ofron të njihesh me shumë kultura, e sidomos me muzikën e vërtetë shqipe. Nje kengetare me taban, e njohur kahera si trumbuese e muzikes se vertete tiranase, eshte Valbona Mema. Paraqitet ne skenen shqiptare qe prej vitit 1985, dhe qe nga ai vit ajo nuk ka rreshtur se punuari per t'i rruajtur traditat autoktone shqiptare. Ka realizuar me se 8 albume, videoklipe, bashkepunime me shume kengetare, mijera koncerte ne mbare trevat shqipfolese etj. Valbona i ka kenduar dashurise, gezimeve familjare, gjithashtu edhe ka perpunuar shume kenge te bukura tiranase e te vendeve tjera. Ka nje djale e nje vajze. Jeton dhe vepron ne Tirane.