TEKSTESHQIP

Vanesa Sono Fiton “Gjeniun E Vogël“

1-2-2015
Vanesa Sono Fiton “Gjeniun E Vogël“
Vanesa është fituesja e edicionit të 6-të të "Gjeniut të vogël". Spektakli më i madh i talenteve të vegjël, në një mbrëmje të gjatë e plot emocione fëmijësh, u finalizua me një zë që premton shumë. 8 finalistët (Vanesa, Artemisa, Dario, Klodjana, Rea, Igli, Orjaldo dhe Kllarisa) u vendosën fillimisht mes sfidave të përcaktuara më parë nga juria dhe më vonë, nëpërmjet një shorti të hedhur në skenë, 6 finalistët e mbetur u përballën me njëri-tjetrin. Treshja e fundit finaliste, që i kapërceu të gjitha pengesat ishte Vanesa, Artemisa dhe Rea. Pas performancave të fundit të vajzave, Vanesa ishte më e votuara nga juria.
"Gjeniu i vogël" ka arritur edhe përgjatë këtij edicioni të sjellë në vëmendje të gjithë publikut talentet e vegjël, interpretimet dhe arritjet e një brezi të tërë në zhvillim, duke arritur të përçojë nëpërmjet tyre një pjesë të mirë të krijimtarisë më të suksesshme muzikore botërore dhe shqiptare. Tashmë, ai është shndërruar në një aktivitet mbarëkombëtar, një konkurs që i ka kaluar edhe kufijtë e Shqipërisë, meqenëse është spektakli me pjesëmarrje nga të gjitha trevat shqiptare, si Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, e diasporë.
Vanesa Sono
Mamma Knows Best
[Teksti dhe Klipi]
(revistaclass)

Komente 4