TEKSTESHQIP

Vëllezërit Alimusaj
Nane E Babe
Lyrics

Cila zemër kurrë zemren s'ta ka thy
Edhe kur largohesh gjithmonë është me ty
Cili za në jetë nuk të ka lëndu
Ambël t'ka folë edhe kur t'ka qortu

Shkova kah nuk shkova, larg më çoi jeta
Për zemrën e nanës afër gjithmonë mbeta
Trupi kur largohet te prind't mbetet shpirti
Si duart e babes, askush lart s'me ngriti

Ref.
Bota ka t'mira pafund
Nanë e babë nuk gjen kërkund
Kurban me u ba një mijë herë
Kurrë prej hakut nuk iu del

Ne botën kalimtare ku ka g'zim ma t'madh
Kur ti thërret "oj nanë" përgjigje me marrë
Nanës edhe babes ah kush ia din vlerën
Zoti në parajsë ka me ia hap derën
INFO
Pritshmëritë ishin të mëdha, ndaj ky produkt muzikor paraqitet në ekranet tona i përpunuar në prizmin vizual edhe me anë të një videoklipi muzikor, produksioni i të cilit u krijua nga Fidan Saini. Ky videoklip u publikua me datë 22 Prill 2022. Kompozimi dhe teksti u krye nga Fatmir Muja, teksa këngën e orkestroi Nexhat Mujovi (Wirusi).