TEKSTESHQIP
Vëllezërit Alimusaj - Plagë Pa Gjak
Vëllezërit Alimusaj
Plagë Pa Gjak

Nisur nga dëshira për të dhuruar sa më shumë emocione, ky materiali muzikor u bë i disponueshëm tek shikuesit i realizuar në aspektin vizual me anë të një videoklipi, për video produksionin e të cilit është përkujdesur Adem Kicaj. Videoklipi u publikua me datë 23 Tetor 2022. Komponimi dhe teksti vjen e realizuar nga Fatmir Muja, teksa këngën e orkestroi Nexhat Mujovi (Wirusi).
Teksti :: Song Lyrics
Toka ma s'është e përgjakun
Po shumë plagë na mbetën hapun
Sa e shtrejtë qenka liria
Se shumë djem s'na u kthyn te shpia

Plag't pa gjak janë ma t'rana
Ku e ka djalin kur s'e din nana
Dhimbjen nuk e zbehin vitet
Zemra e gjallë si t'mos mërzitet?

Ah sa f'mi' pa prindër mbetën
Njerez't ma t'dashur kurrë s'u gjetën
Rritet çika e martohet
Po prej babës nuk urohet

Sikur gjethet që bien prej pemës
Na kanë ra copat prej zemrës
Po ky trung kurrë nuk thahet
Ma i fortë prej dhimbjes bahet

Për me u knu n'liri kjo kangë
Shumë fëmijë nuk tharrsin babë
Në shumë dasma e ditëlindje
Sa kem' gëzim, aq kemi dhimbje

Në këtë tokë jetojmë e vdesim
Edhe plagëve do t'iu qeshim
S'thahet trungu familjar
Gjithmonë ka trashëgimtarë.

VIDEOKLIPE

Komente 0