Vëllezërit Alimusaj
Lis I Dukagjinit
Lis I Dukagjinit
Duke patur parasysh impaktin pozitiv që përfitohet, projekti ka ardhur para një audience më të gjerë me profesionalizëm me anë të një videoklipi, për produksionin e të cilit është kujdesur ProMedia. Videoklipi u publikua më 7 Shkurt 2024. Kënga vjen si kompozim nga Shpeta Sound, ndërsa teksti është sjellë tek publiku nga Faruk Tasholli.
Teksti :: Song Lyrics
(Kangë për poetin Naim Fetaj)
Shokun tim në jetë
Këtu ma nuk e kam,
Athu` ku ka mbetë
Te lisat strellcianë?!
A e zuni nata
Me gjumin e qetë
Iku nga lëngata
La kangën në jetë.
Refreni:
Hajde Naim Feta'
Me ne mallin hiqe,
N'fjalën tande gjeta
Urti dukagjinqe-
O poet i mendjes
O poet i shpirtit,
Ty t'kam afër vetes
Si yll të kujtimit!
Shoku im i kangës
Lis i Dukagjinit,
Ligjëroi bukur
Naim pas Naimit!
Nuk ishte nga Frash'ri
Po Strellci e lindi,
Midis nesh së mbari
Kuvendon Naimi.
Shokun tim në jetë
Këtu ma nuk e kam,
Athu` ku ka mbetë
Te lisat strellcianë?!
A e zuni nata
Me gjumin e qetë
Iku nga lëngata
La kangën në jetë.
Refreni:
Hajde Naim Feta'
Me ne mallin hiqe,
N'fjalën tande gjeta
Urti dukagjinqe-
O poet i mendjes
O poet i shpirtit,
Ty t'kam afër vetes
Si yll të kujtimit!
Shoku im i kangës
Lis i Dukagjinit,
Ligjëroi bukur
Naim pas Naimit!
Nuk ishte nga Frash'ri
Po Strellci e lindi,
Midis nesh së mbari
Kuvendon Naimi.
- Publikimi: 07/02/2024
- Ora: 14:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
- Video produksion:
Komente 0