TEKSTESHQIP
Vëllezërit Lleshi - Spaçi Vëllau I Parë
Vëllezërit Lleshi
Spaçi Vëllau I Parë

Muzikën e këngës e kompozoi Ndue Lleshi, ndërsa për fjalët e këngës është përkujdesur Fran Laska.

Teksti :: Song Lyrics

Qysh se leu drita e bardhë
Në Mirditë Zoti pat ardhë
E bekoi kët nanë të mirë
Me tre djem si xhevahirë
Një fat të madh nana e pati
Djalë i parë i lindi Spaçi.

Spaçi i besës dhe i traditës
Krenaria e Mirditës
S’ia zen shkronjat libri i jetës
Për atdhe flamuri i shpresës
Mendoi shumë në Kodër të Spaçit
Pak për vete, shumë për vllaznit.

Bleu bjeshkë e bleu vrri
Ngriti kullat në Malësi
Prej Qafë-Malit deri në Mnelë
Klinë, Prizren, Gjakovë e Pejë
Mes lumenjëve ka shkrep drita
Spaçi është sa krejt Mirdita…

Kur u banë vllaznit me u nda
Fukara Spaçi si la
Vllaut të dytë i dha Nënshenjtin
Në brigje të Fanit çoi Kushnenin
Vetë ai nejti në maje të kepit
Me pak tokë e shumë nalt detit…

Doda i Bidës i Bibë Kolë Spaçit
E ka zemrën Munellë arit
Marku i Bibës prej Oroshit
Kapidan ëshë njoft prej Kombit
Ai Gjin Biba prej Kushnenit
Në krye t’ Arbnisë prini kuvendit.

Trimi i nanës nëpër male
Kurrë se hoq ksulën me maje
Ai nuk vesh spalet as grada
Veç jelekut që i la baba
Nuk e fshijnë shekujt një fjalë
Spaçi mbetet vëllau i parë…

Kontribuan:
Fran Laska

VIDEOKLIPE

Komente 0