TEKSTESHQIP
Venera Lumani & Lind Islami - Mos Më Pyet
Venera Lumani & Lind Islami
Mos Më Pyet

Muzikën dhe tekstin e krijuan vetë Venera Lumani & Lind Islami, teksa për produksionin audio ka punuar në studio Elgit Doda. Për t'iu përgjigjur pyetjes nëse do vijojë suksesi, ky hit artistik u lansua si dhuratë tek ndjekësit i ilustruar në dimensionin vizual edhe me videoklip, video produksionin e të cilit e punoi Papadhimitri Film Production. Video hiti impaktoi platformat online më 24 Nëntor 2024 dhe menjëherë pas publikimit filloi të dëgjohej kudo.
 Venera: "Kjo këngë erdhi në një periudhë shumë të veçantë për ne, pikërisht kur mësuam se do të bëheshim prindër. Një nga frikërat tona më të mëdha duke qënë se nuk do të ishim më vetëm ne të dy, ishte se sa shumë do të na mungonte koha si Venera & Lind dhe nëse dashuria jonë do të ndryshonte. Dhe po, ndryshimi ishte magjik. Dashuria jonë u rrit, zemra u bë më e madhe dhe krijoi hapësirë për një dritë të re që po vjen në jetën tonë".

Teksti :: Song Lyrics

[VENERA]
A më do?
Kam nevojë ta ni' zanin tand
Sa më do?
A e din ti se ku nis e ku mbaron?
[Lindi]
Imagjino,si ish kon' një ditë pa perëndim
Nëse s'ke për kë vdes, me jetu, a kuptim?
[Së bashku)
(Refreni 2x)
Mos më pyet sa jo
Nuk e di se sa jo
K'të dashni mu ma do zemra
Mos me pyet pse jo
Nuk e di se pse jo
Kjo dashni më rrjedh në vena
[Lindi]
Jam a s'jam me ty
Jo prej teje s'më ndahet zemra
Je a s'je me mu'
Prap rreth teje m'sillet mendja
Koha ka kalu
Por çdo ditë si n'fillim
[Së bashku]
Un bie n'dashni sa herë që po të shoh ty
[Së bashku 2x]
Nuk kam ide jo, jo nuk kam Thjesht më vjen nga zemra
Kur është e thënë, jo asgjë se ndryshon
[Së bashku)
(Refreni 2x)
Mos më pyet sa jo
Nuk e di se sa jo
K'të dashni mu ma do zemra
Mos me pyet pse jo
Nuk e di se pse jo
Kjo dashni më rrjedh në vena
[Së bashku]
Imagjino,si ish kon' një ditë pa perëndim
Nëse s'ke për kë vdes, me jetu, a kuptim?
[Së bashku)
(Refreni 2x)
Mos më pyet sa jo
Nuk e di se sa jo
K'të dashni mu ma do zemra
Mos me pyet pse jo
Nuk e di se pse jo
Kjo dashni më rrjedh në vena

DËRGOI:

VIDEOKLIPE

Komente 0