>
BIOSHQIP

Vera Laci Humb Djalin Në Aksident Automobilistik

23-04-2013
Ndahet nga jeta 22-vjeçari Denis Duka, djali i këngëtares Vera Laçi. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se automjeti tip ‘Golf’, me targë TR8651N, u përplas me motorin e drejtuar nga Denis Duka në urën e Shkozës në periferi të Tiranës. Sipas policisë, 22-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti në mbijetonte për shkak të plagëve të rënda. Menjëherë pas ngjarjes aty ka mbërritur policia kur edhe ka bërë arrestimin e drejtuesit të automjetit.
(alb-observer)

Vera Laci Humb Djalin Në Aksident Automobilistik