Vera Laçi Vendos Të Rikthehet Në Tregun Muzikor
2-7-2015
Janë të rrallë ato artistë që nuk e anashkalojnë artin e vërtetë muzikor, megjithëse nuk është e lehtë. Kështu e themi kur dijmë se në këto kohë arti është përfshirë në pazarllëqe, duke u kthyer në diçka tejkaluese që e merr koha. Për këtë arsye, ngelen të pavdekshëm artistët e mirëfilltë sepse, ata kanë ngritur imazhin e atillë që i bën ballë çdo kohe e furtune. E tillë është dhe këngëtarja e madhe e këngës dibrane Vera Laçi, e cila prej vitesh ka sjellur hite që edhe sot i risjellin artistët e ri.
Vera ka bërë një pauzë dyvjeçare për shkak të tragjedisë së djalit të saj, të cilën e ka përcjellur me këngën e sjellur para pak kohësh "Lotët mos m'i fshini". Pyetur se si e kalon një ditë të zakonshme, Vera me lotë në sy na rrëfen: "Një ditë e imja e zakonshme nuk fillon sikur nënat e tjera, pasi unë ngrihem ndryshe në mëngjes, e dërmuar me dhembjen e madhe që më kaplon, por që mundohem t’i jap më shumë forcë vetes. Unë birësova Dean e vogël, të cilës përveç dashurisë së madhe që dua t’i jap, duhet edhe t’i shërbej në maksimum, pasi ajo i jep ndopak kuptim jetës sime."
Mirëpo, kur është në pyetje se a do e rinis karrierën muzikore, Vera na veçon: "Nga shtatori kam ndërmend të bëj një këngë, e kjo ndoshta do jetë dhe fillimi i ndonjë pune". Këtë rikthim ajo e bën falë kërkesave të mëdha të adhuruesve, të cilët me patjetër duan ta shohin atë Verë të buzëqeshur, me këngën në gojë e në zemër.
Me këtë veprim, Vera Laçi na tregon se është një grua e fortë karshi fatit të caktuar nga jeta dhe se di të respektojë adhuruesit e panumërueshëm të saj.

(Arsim Kolari - Teksteshqip.Com)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0