>
BIOSHQIP
Biografia
Viola Syla një pjesëtare e denjë e skenës muzikore, mbase përkushtimi i madh ndaj këngës ka bërë që ajo të arrijë suksese. Por, këngëtarja asnjëherë nuk del të jetë e kënaqur me arritjet, ajo gjithmonë është në përpjekje për të arritur edhe më shumë. Edhe pse disa herë kanë dalë zëra në opinion që Viola nuk po arrin sukses, mbase është thënë se e ka braktisur edhe këngën, mirëpo një gjë e tillë mohohet kategorikisht nga këngëtarja. Ajo do të vazhdojë të sjellë edhe shumë projekte të reja për adhuruesit e saj dhe asnjëherë nuk do të ndahet nga kënga. Viola Syla ka një stil joshës dhe një zë tërheqës për veshin e njeriut. Viola vjen nga Suedia, një këngëtare nga diaspora, por me origjinë është shqiptare nga Drenica. Këngën e ka nisur që në moshën e fëmijërisë, duke marrë pjesë nëpër koncerte, festivale për fëmijë. Ndërsa, duke vazhduar me rrugën të cilën e kishte nisur qysh atëherë, ka arritur të ketë adhurues të shumtë në Suedi. Ajo tani e disa vjet ka nisur të ushtrojë karrierën e saj edhe në Kosovë, ku për adhuruesit e vet ka lansuar në treg kolazhin më të ri, me këngë ritmike popullore. Viola Syla thotë se këngët të cilat i ka realizuar do të pëlqehen në publik, sepse janë punuar me mjaft profesionalizëm dhe shumë punë. Shprehet se, krahasuar me Kosovën, në Suedi nuk është edhe aq lehtë për të depërtuar. Ka arritur të ketë një publik në Suedi e po ashtu edhe në Kosovë.

AUTOBIOGRAFI:
Jam e martuar, bashkëshorti im Sokol Rexhaj është menaxheri im, i cili më ndihmon shumë në zhvillimin e karrierës sime. Ka shumë vite që jam me të dhe kam shumë përkrahje nga ai. Meritën më të madhe për tërë suksesin tim e ka Sokoli dhe familja ime. Në këngët e mia bashkëpunoj me Virusin, Ilir Beranin, Burim Krasniqin, Ismail Purajn, Daniel Barko. Tekstet i shkruajnë Arsim Bunjaku, Iliri, Avni Çaili. Besoj se jam duke punuar me më të mirët, krijuesit që realizojnë këngë mjaft profesionale dhe të cilët i falënderoj shumë. Këngën e kam filluar qysh moti, ka 16 vjet që jetoj në Suedi, kështu që këtu kam arritur të kem një numër të konsiderueshëm adhuruesish. Atje kam angazhime të shumta, thuajse çdo javë jam e ftuar nëpër mbrëmje muzikore, por edhe në koncerte, atje ma pëlqejnë këngën time. Kam dhënë intervista të ndryshme nëpër revista të shumta në Suedi. Mirëpo, dëshira ime është që edhe në Kosovë të krijoj adhurues të shumtë, qëllimi im është që ta kem publikun tim këtu, prandaj u kushtoj rëndësi aktiviteteve muzikore, të cilat përpiqem që t’i kem më të shumta këtu në Kosovë. Krahasuar me Kosovën, këtu në Suedi nuk është edhe aq lehtë për të depërtuar, në çdo aspekt është më vështirë. Ndërsa në Kosovë besoj se është më lehtë për faktin se është vendi i vogël dhe mund të kesh më shumë mundësi. Mirëpo, fatmirësisht, unë me shumë përpjekje kam arritur deri diku. Por natyrisht se do të përpiqem edhe më shumë. Zakonisht, këngët e mia janë me disa zhanre muzikore, mund të eksperimentoj në disa prej tyre, si zbavitëse, popullore, balada etj. Nuk e kisha ndërruar me asnjë tjetër. Nuk e kisha ndërruar jo për shkak se të sjell mjaft të holla ky profesion, por ngase e dua shumë. Jam e lidhur shumë për këngën, andaj jam me të. Merrem me shumë aktivitete të lira, punoj, lexoj shumë, merrem me fitnes. Kohën e lirë zakonisht e kaloj me këto aktivitete të lira. Pasion të madh kam vallëzimin, merrem shumë me të, kohën e lirë zakonisht e kaloj në vallëzim. Respekt shumë për adhuruesit e mi kudo që janë. Publiku im i dashur, dua qe te ju falenderoj per mbeshtetjen tuaj qe me jepni vite me radhë. Suksesin që kam aritur në karierë deri tani nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e bashkëshortit tim Sokolit dhe familjes time, si ne Suedi ashtu dhe ne Kosovë, të cilët i falënderoj nga zemra. I përshëndes dhe i falënderoj për një bashkëpunim te mirëfillt drejtorin Dautin dhe producentin Bujar Avdimetaj nga shtëpia filmike Eurolindi, të cilët kanë qenë shumë optimist që nga fillimi i karrieres sime për arritjen e suksesit tim. Të ndëruar adhurues të mi, desha të ndajë edhe nje gëzim me ju, që nga 22 tetori 2009 na është shtuar lumturija harmonia dhe kënaqësia në familje me lindje e djalit Tonit, i cili më jap energji dhe me shtyen të punoj edhe më shumë drejt sukseseve te reja.
Më shumë respekt për ju - Viola

Në Qershor 2006, Viola merr pjesë në Polifest 2006 me këngën "Shkurt E Trup".

Në vitin 2006, Viola publikon albumin "Sikur Ty Nuk Gjeta".

Në vitin 2007, Viola publikon albumin "S'dua".

Në vitin 2008, Viola publikon albumin "Unaza".

Në vitin 2009, Viola publikon albumin "Si Me Ty, Si Pa Ty".

Në vitin 2010, Viola publikon albumin "Per Ty Po Vuaj".

Në vitin 2011, Viola publikon albumin "Te Behem Lot".

Në vitin 2012, Viola publikon albumin "Ki Kujdes Se Nuk Pres".

Në Maj 2013, Jani & Viola marrin pjesë në Top Fest 10 me këngën "Me Ty".

Në vitin 2013, Viola publikon albumin "Shpirt E Zemer".

Më datë 21 Qershor 2014, Viola publikon videoklipin "Te Dua", në bashkëpunim me Eltoni.

Më datë 3 Shtator 2014, Viola publikon videoklipin "Po I Thote Nana Bijes".

Në vitin 2014, Viola publikon albumin "E Deshta".

Në vitin 2015, Viola publikon albumin "Per Ju E Kalli".

Më datë 15 Tetor 2016, Viola publikon videoklipin "Pike Ne Zemer".

Në vitin 2016, Viola publikon albumin "Pike Ne Zemer".

Më datë 8 Tetor 2017, Viola publikon videoklipin "Me Sy Mbyllë".

Në vitin 2019, Viola publikon albumin "Po Vjen Nusja".
DËRGOI: