(1965-2020)
Biografia
Violeta për publikun e gjërë shqiptar u bë e njohur me paraqitjet e saja në grupin e muzikës moderne të kohës "Vivien" rreth vitit 1984. Gjatë kësaj kohe, ajo përfaqson për dy herë Kosovën në përzgjedhen e përfaqësueses së Jugosllavisë për "Këngën e Eurovizionit". Që më parë Violeta, ishte e angazhuar në Radio Televizionin e Prishtinës dhe aty punoj deri në uzurpimin e kësaj qendre nga forcat e armatosura serbe. Gjatë kësaj kohe ajo pregaditë programin artistik me të cilin merr pjesë në festivalin e Radio Televizionit Jugosllav. Pas okupimit të RTP-së ajo mbeti e pa angazhuar deri pranoj ftesen si reportere lufte pranë disa agjensive dhe televizioneve të huaja, si "News Network", "WTN", "Sky NEWS" etj. Për këtë qëllim ajo raportoji nga shumë vatra të luftës. Gjatë udhëtimeve të saja, ajo përsoj një aksident në komunikacion dhe si pasojë për mëse dy vite e gjysmë nuk mund të lëviziste gjymtyrët e trupit. Nga viti 1995 në bashkëpunim me produksionin muzikorë "Labia" bëri incizimin e një disku[2]. Gjatë luftës në Kosovë, si pasojë e lëndimeve të saja nuk ishte në gjendje të raportonte në mënyrë aktive edhe pse kohën e luftës e kaloj në Prishtinë. Në ndërkohë (2010), Vijoleta punon pranë Radio Televizionit publik të Kosovës "RTK", shkruan tekste këngësh dhe kompozon për këngëtarë të vijës së saj artistike. Gjatë punës së saj në RTK, ka pregaditur disa emisione dokumentare, si "Loja e heshtjes"," Azizia", "Linda", "Joliria në liri", etj. Ajo ende punon në RTK dhe në kohë të lirë shkruan tekste dhe komponon këngë për të tjerët.
Violeta Rexhepagiqi ndahet nga jeta më 16 Prill 2020. Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësja në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se e ndjera është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj. "Me 16 Prill 2020, rreth orës 09:30, policia ka marrë informatën se në rrugën "Ferat Dragaj" në Prishtinë, saktësisht në një shtëpi, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur viktimën grua, e cila ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes", tha Ahmeti. PK-ja shtoi se aktualisht njësitet policore në koordinim me Prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast. Ajo me vite ka punuar në RTP, pastaj në RTK, ndërsa gjatë viteve të 90′ ishte korrespodente në TV Sky News. Lajmin e ka konfirmuar edhe kolegia e saj Minire Fetahu.