TEKSTESHQIP

Vojsava Alia
Cik E Cik
Lyrics

Strof 1
Kam nje hall e s'e them dot
U be qe nga dje dhe sot
Me mundon kjo zemra ime
Se cfare ka' nuk po ma thote

Strofa 2
Me duket se eshte sevda
Nga ato qe bejne h'ata
E kuptova me ka zene
Dashuri emrin e ka

Ref 2x
Cik e cik ma morre zemren
Cik e cik e pak nga pak
Po ta them se shume te dua
Edhe po i vë kapak

Strofa 3
C'kisha dje do ta them sot
Se shpirti nuk e mban dot
Koke e kembe un kam rene
Veten mos ta gë'njej kot

Strofa 4
Aman c'te mendoj me pare
Le te dale ku ' te dale
Dashuria kur te ze
Hapi rruge mos bej fjale.

DËRGOI:
INFO
Kompozimin dhe tekstin e punoi Krenar Seiti, teksa këngën e orkestroi Vani Rushiti.