Më mbaj mend (për 1 muaj)


West Side Family - 7 Ditë
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "7 Ditë".
3. Video është e këngës "7 Ditë", por nuk këndohet nga West Side Family.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.

West Side Family - 7 Ditë  (Feat. Alban Kondi)  Lyrics


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  6

Pjesëmarrëse në

Kënga Magjike 2019

Komente

Asnjë Koment

01/09/2019

2019-08-31T23:00:00+00:00



Landi

S’dua unë ti shoh më
Sytë e tu që shtiren
Shiko në pasqyrë veten dhe kupto
Asgjë e imja jo më nuk shihet
Mund të kishim botën, po s'jemi më
Isha bërë si ti e tani s’të njoh
E fundit e fundit e fundit fjalë është të them: Ti shko!

Refreni
Landi

Fajet s’ti mbaj
Mos fol as mos qaj
7 ditë të javës vetëm gënjen
S’ke shpirt me ty më jo s’ia vlen
Falëm pse m’thu?
Çfarë pret nga unë?
7 ditë të javës vetëm gënjen
S’ke shpirt me ty më jo nuk ia vlen

Miri

Ti nuk ke më shpirt
Ti nuk ke më dritë
Ti nuk ke
Ti nuk dhe asgjë
Si s’më dhe ti
Jo asgjë s’më dhe
Vetëm errësirë
Jo asgjë më shumë
Ti k’shu je
S’ke pse më kërkon
Nga unë ç’a kërkon
Mirë më njeh
Mes meje dhe teje
Po të them se ka mbaruar
E nuk kam më asnjë forcë
As motiv për të besuar
Në çdo rresht që ti më shkruan
S’ka asgjë aty për ne
Më mirë shko në jetën tënde
K’shu e solle k’shu e le
S’ke pse qan e të më lutesh
Që të fal e të kuptoj
Kur s’ke zemër të më duash
S’ke pse thua që më do
Jo nuk dua që ta mbaj
Kur gjithçka ka përfunduar
Merri fjalët merri lotët
As ato nuk janë për mua joo

Refreni
Landi

Fajet s’ti mbaj
Mos fol as mos qaj
7 ditë të javës vetëm gënjen
S’ke shpirt me ty më jo s’ia vlen
Falëm pse m’thu?
Çfarë pret nga unë?
7 ditë të javës vetëm gënjen
S’ke shpirt me ty më jo nuk ia vlen

Albani

Fajet më thoje s’i kishe
Po kush i kishte
E veshe fustanin që doje
Po kush ta zhvishte
Fjalët i çove në erë
Tani s’ka vlerë
Shpirtin e shite e dogje në terr
Ti s’ke me vlerë
Rrugën qe doje e more e hodhe n’humner’
Në humnerë po hedh unë shpresën mbuluar me harresën
E kësaj ndjenje të çuditshme pikë i vë mbulesën
Aty po hedh mungesën dëshirën për rikthim
Ajo që dua është të iki në një rrugë pa kthim
Sa të kam dashur forcën tek ti e kisha
E sot s’mund të harroj gjith’ ënd’rrat që me ty i nisa
Ti shkove bashkë me erën të mori si stuhi
Nga ty ajo që mbeti ZBRAZËTI edhe TRADHËTI


Refreni
Landi

Fajet s’ti mbaj
Mos fol as mos qaj
7 ditë të javës vetëm gënjen
S’ke shpirt me ty më jo s’ia vlen
Falëm pse m’thu?
Çfarë pret nga unë?
7 ditë të javës vetëm gënjen
S’ke shpirt me ty më jo nuk ia vlen






Më Shumë Këngë Nga West Side Family:

Më Shumë...


Komente mbi këtë këngë