TEKSTESHQIP
Xhafer Ahmetaj - Po I Bjen Era, Retë E Zeza
Xhafer Ahmetaj
Po I Bjen Era, Retë E Zeza
(Feat. Besart & Meli Sopa)

Këngën e orkestroi Sami Hoxha.
Teksti :: Song Lyrics
Heej... po i bjen era mor o ret e zeza
Vijn o prej malit mor o brez a breza
Na ka shkel oh o hasmi o te dera

Heej dridhen malet jo nuk tunden kullat
N'lot t'burrnis o po maten burrat
Se lshojm vllamben
Jo pa i ndrrue ksulat

Heej...lshon korabi
E gur e shkrepa
Po i knon trimi o
Kanget e veta o hoo
Kan hyp shqipet o neper shkrepa
O neper shkrepa

Kadal hasem se ktu ka burra
Na knojn pushket o
Neper kulla o hoo
Ta shtrojm vendin o
vllaun me plumba
O vllaun me plumba

Heej, miku i shpis o mor la konakun
Dhandrri i ri e kapi o bajrakun
Nusja e re o hoqi duvakun

Heej plaka n'voter
Mor po e thej furken
Fmija i djepit mor po kerkon pushken
Grat ne stane mor po pjekin buken

Hejj bini trimat e e mejdanit
Hiqni sumllat e xhamadanit o hoo
Me mbush huten e dibranit
O e dibranit

Me gjoks flaken
Ja shuajm topit
Jemi gjaku i kastriotit o hoo
Le e rrit o ne kull te barotit
O ne flak te barotit

VIDEOKLIPE

Komente 0