
Xhelil & Bekim Havziu
Mësuesi Ynë
Mësuesi Ynë
Për muzikën dhe për fjalët e këngës është përkujdesur Fatmir Muja, teksa këngën e orkestroi Shpeta Sound. Për të na bërë të shijojmë edhe aspektin viziv, projekti i ri vjen para publikut i kompletuar shumë bukur me anë të një klipi muzikor, video produksioni i të cilit u përgatit nën drejtimin e Arsim Falia & Lavdrim Alili. Kjo premierë është publikuar online më 22 Mars 2023 dhe publiku nuk mbeti i zhgënjyer as kësaj radhe.
Teksti :: Song Lyrics
Kur zemrat ndjejnë mallë
Për fjalën e gjallë
Kur sexhadja e vjetër
Dëshmom për një ballë
Kur bismilah thuhet
Para lindjes diellit
Ti na i kujton
Fjalt e Pejgamberit
Pejgamberi dashur
Alejhi selam
Robërve të luftës
At'her u ka thanë
Një besimtarit
Shkronjat kush ja mson
Nuk është ma rob lufte
Veten e liron
Kur ti hesht na flet Kurani
Mësuesi ynë Mahmud Asllani
Ndahen trupat s'ndahen zemrat
Selam tqojn te gjitha germat
Germat edhe zemrat
Si uji e mielli
Bashkohen në sofrën
Që zbriti nga qielli
Dhe buka e shpirtit
Prej teje gatuhet
N’dynja vlen ajo që
N'ahiret duhet
Dynjasë edhe vdekjes
I bajmë shumë selam
Se ata që duhen,
kurrë s’jetojnë të ndamë
Kur s’flet në dynja,
Çdo germë për ty flet
Ti je mësuesi ynë
Edhe n'ahiret
Për fjalën e gjallë
Kur sexhadja e vjetër
Dëshmom për një ballë
Kur bismilah thuhet
Para lindjes diellit
Ti na i kujton
Fjalt e Pejgamberit
Pejgamberi dashur
Alejhi selam
Robërve të luftës
At'her u ka thanë
Një besimtarit
Shkronjat kush ja mson
Nuk është ma rob lufte
Veten e liron
Kur ti hesht na flet Kurani
Mësuesi ynë Mahmud Asllani
Ndahen trupat s'ndahen zemrat
Selam tqojn te gjitha germat
Germat edhe zemrat
Si uji e mielli
Bashkohen në sofrën
Që zbriti nga qielli
Dhe buka e shpirtit
Prej teje gatuhet
N’dynja vlen ajo që
N'ahiret duhet
Dynjasë edhe vdekjes
I bajmë shumë selam
Se ata që duhen,
kurrë s’jetojnë të ndamë
Kur s’flet në dynja,
Çdo germë për ty flet
Ti je mësuesi ynë
Edhe n'ahiret
- Publikimi: 22/03/2023
- Ora: 20:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
- Orkestrimi:
- Regjisor video:
Arsim Falia
Lavdrim Alili
- Më shumë info:
Dedikimm Për: Mahmud Efendi Asllanin
Koordinator: Hisa Ajdini
Koordinator: Mallzim Zendeli
Komente 0