TEKSTESHQIP

Xheraldina Berisha: Dua Nje Mashkull Shqiptar

1-5-2012
Xheraldina Berisha: Dua Nje Mashkull Shqiptar
Këngëtarja nga Prizreni, Xheraldina Berisha e cila mori fame fale spektaklit te talenteve "The Voice" e mbi te gjitha vleresohet se ngjason shume me Shakiren, ka paralajmëruar se gjatë verës do të realizojë një klip. Mirëpo, ajo nuk ka dhënë detaje se cilës këngë do t'ia realizoj klipin. Në një intervistë për Lexoshqip, ajo ka folur edhe për hapat e parë në muzikë, për dashurin, për mashkullin ideal. Por, ka folur edhe për krahasimin që i bëhet me Shakirën.

Kur keni filluar të këndoni?

Muzika ka qenë motivi im që në hapat e parë të fëmijërisë. Por, unë kam filluar të këndojë qysh prej moshës shumë të vogël. Tash për tash as që më kujtohet.

Kemi parë se jeni angazhuar shumë nëpër lokalet e natës në Prishtinë. A jeni të kënaqur se si po ju pret publiku?

Jashtëzakonisht jam e kënaqur me suportin/mbështetjen e publikut. Tanimë kam krijuar edhe rrethin tim që vijnë fansat çdo javë në klubet më të frekuentuara në Prishtinë, ku unë përformojë. Duke u nisur nga ky fakt fansat me frymëzojnë të jap më shumë nga vetja ime dhe t'i argëtoj sa më shumë që është e mundur.

A jeni duke punuar ne lanësimin e ndonjë këngë te re?

Momentalisht jam e angazhuar me Top Festin dhe shpresoj që të pëlqehet kënga.

Po, Album mund te presim nga ju gjate kësaj vere?

Albumi kërkon kohë dhe shumë punë, prandaj duke qenë se unë jam këngëtare e angazhuar me shumë mbrëmje Live do preferoja më shumë një videoklip gjatë verës, e pastaj do të shohim edhe për Albumin.

Se fundmi ka pasur një shkrim që ju krahasojnë me Shakiren. A ju thonë edhe fansat se vërtet i ngjani Shakires?

Mbase pamja ime mund të ngjasojë me atë të Shakires, mirëpo unë gjithmonë mundohem të jem Xheraldina me stil dhe vokal. Por, krahasimin me Shakiren e mirëpres shumë se është diva edhe ja vlen të krahasohesh me të.

A jeni e dashuruar?

Nuk jam e dashuruar, por shpresoj që në një të ardhme të afërt të ndodhi pse jo hahaha..

Çfarë vlerësoni tek një mashkull?

Te një mashkull e vlerësojë inteligjencën, pamjen vizuale, shkathtësinë dhe modestin…

A me shume ju pëlqejnë djemtë nga Shqipëria apo ata nga Kosova?

Me rëndësi është të jetë mashkull shqiptar, e nuk ka rëndësi a është nga Kosova apo Shqipëria.
(Korab Orllati)

Komente 0