TEKSTESHQIP

Xheraldina Berisha, Shakira Shqiptare

25-5-2012
Xheraldina Berisha, Shakira Shqiptare
Ka kënduar gjithmonë, por ndoshta falë pjesëmarrjes së saj në spektaklin "˜The Voice', Xheraldina ra në sy për zërin e saj.

Sot ajo me këngën "Lamtumirë"?, të cilën e këndon me reperin Stresi, është pretendente për çmimin e madh në festivalin modern "Top Fest 9"?, megjithëse në rrëfimin e saj këngëtarja na thotë se do të donte ta fitonte çmimin e publikut.

Zërin e saj e dëgjoni sidomos nëpër klubet më të njohura të Prishtinës, ku këndon "˜live', ndërsa së shpejti e planifikon edhe një video të re. Lexojeni intervistën e saj për gazetën tonë dhe do të mësoni më shumë për Xheraldinën e hitit "˜Lamtumirë'.

"Kosova Sot"?: Xheraldina, po e ndjeni suksesin e këngës së Top Fest?
Xheraldina Berisha: Kënga ka pasur goxha sukses dhe jam shumë e kënaqur.

"Kosova Sot"?: Nëse jo vendin e parë, cilin do të doje të fitoje në këtë festival?
Xheraldina Berisha: Nëse jo vendin e parë, do të kisha pasur dëshirë ta fitoja çmimin e publikut, pasi pëlqehet shumë nga publiku.

"Kosova Sot"?: Po ta kishit kënduar këngën pa Stresin, mendon se do të ishte aq shumë e klikuar?
Xheraldina Berisha: Nuk e di, nuk e mendoj që do ishte aq e klikuar, pasi unë jam artiste e re dhe Stresi veçse i ka pasur fansat e tij, e kjo më ka ndihmuar shumë të bëhem më e njohur edhe te publiku në Shqipëri.

"Kosova Sot"?: Xheralinda nga Prizreni, apo një Shakirë shqiptare?
Xheraldina Berisha: Haha, edhe Shakira shqiptare nuk është keq, por do të preferoja më shumë Xheraldina nga Prizreni.

"Kosova Sot"?: Ju e keni edhe një motër që këndon, apo këndon dikush tjetër në familjen tuaj?
Xheraldina Berisha: Unë e kam edhe motrën me të cilën ngjajmë shumë. Edhe ajo këndon.

"Kosova Sot"?: Pop-rock apo popullore, apo në një dasmë e imagjinoni veten duke kënduar?
Xheraldina Berisha: Kur bëhet fjalë për muzikën, nuk kam limite, kështu që nuk do ta kisha pasur problem të këndoj edhe në ndonjë dasmë. Megjithatë, muzika popullore më pëlqen shumë.

"Kosova Sot"?: Prizreni, Prishtina apo Tirana ku do të doje të jetoje gjithë jetën?
Xheraldina Berisha: Ummmmmmm nuk e di, por mendoj që do doja të jetoja në Prishtinë.
"Kosova Sot"?: Ti ke qenë pjesë e "The Voice"?, po "X Factor"? e ndjek?
Xheraldina Berisha: Nuk kam shumë kohë ta përcjell tv-në, pasi pothuajse çdo mbrëmje jam duke bërë muzikë "live"? nëpër pube të ndryshme këtu në Kosovë.

"Kosova Sot"?: Ndonjë këngë të re pas "Top Festit"?, apo album?
Xheraldina Berisha: Mendoj ta punoj një këngë të re, ndoshta do të vij edhe me videoklip, për më shumë do e lë surprizë.

"Kosova Sot"?: Sipas jush, cila është këngëtarja më e madhe shqiptare deri më tani?
Xheraldina Berisha: Këngëtarja më e madhe e shqiptarëve deri më tani, e them me plot kuptimin e fjalës, është e madhja Adelina Ismaili.
(Maksim GJOKAJ/Kosova Sot)

Komente 0