>
BIOSHQIP

Xhesika Polo Sjell Këngën E Parë Solo

21-07-2012
Xhesika Polo, këngëtarja e re me zërin e fuqishëm që u rendit e treta në edicionin e parë të "X Factor Albania", ka realizuar tashmë këngën e saj të parë solo, me të cilën konkurron në Festivalin e ri "HitFest". "Suksesin që kisha në 'X Factor' po mundohem ta menaxhoj në mënyrën më të mirë të mundshme", – tregon për "Summer Time" Xhesika, ndërsa më tej na tregon për këtë krijim të ri dhe mjaft interesant. "Kënga ime e parë quhet "Stinë e nxehtë" dhe është kompozim i Mario Dedës dhe Shpëtim Saraçit. Është një këngë me r i tme 'funky' dhe 'pop/rock', që më përshtatet si karakter. Ka mot ive verore dhe besoj dhe shpresoj të pritet sa më mirë", – thotë ajo. Për sa i përket Festivalit "Hitfest" që nisi këtë të enjte në Pogradec dhe do të vijojë në Velipojë e më tej në Tiranë, Xhesi pohon: "Po përjetoj një eksperiencë tepër të bukur. Kam njohur artistë të rinj, grupe të reja që e adhurojnë muzikën moderne. Kam bërë shumë miq dhe është një eksperiencë që po e shijoj në maksimum. Besoj se është një eveniment që do të tërheqë shumë shikues. Eksperienca të tilla duhen vlerësuar shumë, sepse janë vetëm pluse në karrierën e një artisti të ri". Ndërkaq, Xhesi ndalet dhe tek kjo stinë, që për të është më e bukura që ka jetuar deri më tani. "Vera po shkon më së miri. Koncertet, plazhi me familjen dhe miqtë e mi e kanë bërë plot me ngjyra atë. Besoj se do të jetë një nga verat më të bukura të këtyre viteve. Që nga dalja e 'X Factor' kam parë që ka kaq shumë njerëz që kanë vlerësuar talentin tim dhe që më kanë mbështetur dhe vazhdojnë ta bëjnë. Jam shumë e lumtur për këtë gjë dhe i falënderoj shumë të gjithë. Di vetëm të them që nuk do të ndalem këtu", – mbyll këtë bisedë me ne Xhesika, e cila premton mjaft, jo vetëm në karrierën e saj të sapo nisur, por edhe në muzikën shqiptare.
( Koha Jone)

Xhesika Polo Sjell Këngën E Parë Solo