>
BIOSHQIP
Biografia
Xhesika Polo është një nga zërat më të fuqishëm femërorë në pop muzikën shqiptare. Karriera e saj si këngëtare fillon në vitin 2012, ku arrin të jetë finaliste e “X Factor Albania 1”. Që nga viti 2012 është pjesëmarrëse në festivale si në Shqipëri dhe përtej kufirit. Në vitin 2020 shpallet fituese e festivalit “Nota Fest” me këngën “Frymë”. Ka qenë 3 herë pjesëmarrëse në Festivalin e RTSH. Rikthehet për të shtatin vit në “Kënga Magjike” ku ndër vite është vlerësuar me çmime si: “Best FT”, “Best vocal”, “Çesk Zadeja”, “Çmimi i produksionit”, etj. Me zërin e saj ajo ka bërë për vete shumë fansa e megjithatë ajo tregohet modeste. Xhesika e ka muzikën në venat e saj. Mjafton të kujtojmë që ajo është mbesa e këngëtares së njohur të muzikës qytetare të Shqipërisë së Mesme, Valbona Mema. “Ambienti artistik ku jam rritur ka ndikuar vetëm pozitivisht”, tregon Xhesika, ndërsa shton se kjo gjë e ka shtyrë që të provonte veten në muzikë. Ajo njihet nga publiku si këngëtarja me zërin e fuqishëm.

Në vitin 2012, Xhesika Polo ishte finaliste në X Factor Albania 1.

Në Nëntor 2012, Xhesika Polo & Mateus Frroku marrin pjesë në Kënga Magjike 2012 me këngën "Me Shume Te Dua". Fituese e çmimit "Best Ft".

Në Nëntor 2013, Xhesika Polo merr pjesë në Kënga Magjike 2013 me këngën "Dashuri Qe Vret", ku synoi të sillte një këngë që të vinte në pah potencialin e vokalit të saj. Fituese e çmimit "Best Vocal".

Më datë 4 Korrik 2014, Xhesika Polo publikon videoklipin "Turn Me On".

Në Nëntor 2014, Xhesika Polo merr pjesë në Kënga Magjike 2014 me këngën "Aura", ku u vleresua me cmimin "Çesk Zadeja". Xhesika zgjodhi një tjetër stil, si për të treguar se mund t’i këndojë të gjitha. Megjithatë, pavarësisht braktisjes së stilit rrebel për një “Aura” dashurie, këngëtarja pohon: “Edhe pse më shihni me fustan të gjatë unë mbetem po ajo Xhesika me flokë të shkurtër”.

Më datë 4 Qershor 2015, Xhesika Polo publikon videoklipin "Ti Prek", ku u shfaq me nje stil me te guximshëm e femëror.

Në Shtator 2015, Xhesika Polo merr pjesë në Kënga Magjike 2015 me këngën "Fati Jemi Ne" nga Gent Myftaraj, me të cilën u vlerësua me çmimin e produksionit.

Më datë 14 Shtator 2016, Xhesika Polo publikon videoklipin "S'du Me Ni" nga kompozitori Elgit Doda. Kjo ishte një këngë moderne verore me nje klip trendy.

Në Dhjetor 2016, Xhesika Polo merr pjesë në Festivali i 55-të në RTSH me këngën "Eva Jam Unë". Produksioni ishte nga vellai i saj Marko Polo, nje producent i ri qe premton shumë. Teksti nga Alexi, nje kënge me një mesazh shumë të fuqishëm që pasqyron realitetin e hidhur të shumë femrave ne botë!

Në Tetor 2017, Xhesika Polo merr pjesë në Kënga Magjike 2017 me këngën "Jeten Ma Fal", ku vleresohet me cmimin "Tv Klan".

Në Dhjetor 2017, Xhesika Polo merr pjesë në Festivali i 56-të në RTSH me këngën "Përjetë".

Më datë 9 Qershor 2018, Xhesika Polo publikon videoklipin "Vetem Nje Fjale". Nje produksion i realizuar nga Marko Polo dhe tekst nga vete Xhesika. Nje stil i ri qe u pelqye shume nga publiku. Videoklipi u prodhua nga FRAME Pro.Studio.

Më datë 3 Dhjetor 2018, Dj Jony publikon videoklipin "Noise", në bashkëpunim me Xhesika Polo & Don Enion. Muzika e këngës u punua po ashtu nga Marko Polo, ndërsa teksti u shkrua nga Eagleye (Kiameti) & Xhesika Polo. Videoklipi u prodhua nga FRAME Pro, ndërsa produksioni audio u realizua nga Marko Polo.

Më datë 25 Maj 2020, Vezirja publikon videoklipin "Albaneza", në bashkëpunim me Halle G. Orkestrimi i këngës u punua nga Marko Polo.

MIRUD ka njoftuar se më datë 30 Shtator 2020, do publikojë videoklipin "Nënë (Remake)", në bashkëpunim me Xhesika Polo & Alex Seitaj. Muzika e këngës u punua nga Elhaida Dani, teksti u shkrua nga MIRUD, ndërsa për orkestrimin u kujdes Marko Polo.

Në Dhjetor 2020, Xhesika Polo merr pjesë në Festivali I 59-Të Në Rtsh me këngën "Me Mbron".

Në Dhjetor 2020, Xhesika Polo merr pjesë në Nota Fest 2020 me këngën "Fryme".

Në Mars 2021, Xhesika Polo & Klinti Çollaku marrin pjesë në Kënga Magjike 2021 me këngën "S'më Vret".

Në Shtator 2022, Xhesika Polo merr pjesë në Kënga Magjike 2022 me këngën "Lotët E Mi".

Më datë 16 Dhjetor 2022, Xhesika Polo publikon videoklipin "Shqiptaria". Teksti i këngës u përgatit nga Alex Seitaj, teksa për arranzhimin u kujdes Marko Polo.

Më datë 7 Prill 2023, Xhesika Polo publikon videoklipin "Humba Veten". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Xhesika Polo. Produksioni audio u realizua nga Marko Polo. Kjo eshte kenga e shpirtit, shpirtit qe padashur kishte humbur dita dites. Kenga qe sherbeu si terapi per te rigjetur veten dhe jam shume krenare qe gjeta forcen ta ndaj me ju. Eshte e veshtire te pranojme qe ndonjehere i humbim betejat me veten, vetem e vetem per te rilindur me te fuqishem.

Në Maj 2023, Xhesika Polo merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 20 me këngën "Humba Veten".

Më datë 28 Tetor 2023, Xhesika Polo publikon videoklipin "Mos Luj". Teksti i këngës u përgatit nga vetë Xhesika Polo, teksa për arranzhimin u kujdes Marko Polo. Produksioni audio u realizua nga Marko Polo.