TEKSTESHQIP
Biografia
Kompozitori Xhevdet Gashi është një ndër emrat më të njohur të muzikës në botën shqiptare.
I lindur me 20.01.1955, shkollen fillore e kreu ne Mitrovice me 1970, shkollen e ulet te muzikes ne Mitrovice me 1971. Fakultetin Elektroteknik ne Prishtine me 1980 kur edhe u punesua ne Radio Televizionin e Prishtines si Kryeinxhinier I studiove te Radios dhe Produksionit Muzikor.
Me 1971 filloj edhe aktivitetet muzikore me bendet e Mitrovices e me 1972 fitoj cmimin e pare dhe te dyte per komponim te muzikes per femije gjegjesisht per te rritur, ne konkursin vjetor te komunes se Mitrivices. Themelues I nje nder bendeve te para ne Kosove qe krijoj muzike Rok, grupi MAK. Qe nga kjo kohe merret me komponim dhe orkestrim per formacione te ndryshme muzikore deri te orchestra simfonike. Deri me 1980 merr dy here vendin e pare, nje here plaketen e arte te Shoqates se Kompozitoreve te Kosoves, nje here vendin e trete dhe nje here vendin e dyte, te gjitha keto ne festivalin Akordet e Kosoves, ne zhanrin e muzikes argetuese. Nga ana tjeter pas punesimit ne RTP merret me inxhinieri te sistemit te studiove muzikore dhe radiodifuzive.
Me 1991 themelon studion personale private, nder te parat ne Kosove kur fillon te merret edhe me produksion muzikor. Deri tash ka mbi 2000 produksione muzikore, te gjitha me orkestrime te tija dhe pjesen dermuese edhe me komponime. Keto produksione kryesisht jane kenge te zhanreve te ndryshme si Pop, Rok, Folk, popullore etj, si dhe muzike teatri, filmi, reklama, promo etj. Nga viti 2008 ishte drejtor Teknik ne RTV21.

Me 2019 u dekorua me titullin “Mjeshter I merituar” nga Presidenti I Kosoves

Me 2023 u dekorua me, Medale Presidenciale te meritave per kultivimin e vlerave te mirefillta muzikore si pjese e gjenerates se arte te Rokut ne Kosove

Pas hapjes se deges se muzikes ne UBT, behet ligjerues I lendeve elektroakustike dhe te audioproduksionit.

Jeton ne Prishtine

DËRGOI: