TEKSTESHQIP
Xheza - Ty Kumanovë
Xheza
Ty Kumanovë

Këngën e kompozoi Nexhat Mujovi (Wirusi), tekstin e mori përsipër Izet Rraci, ndërsa orkestrimin e përgatiti Afrim Asani.
Teksti :: Song Lyrics
E kujtoj me mallëngjim,
Çdo rrugicë t'qytetit tim,
Ku e mësova jetën si fëmijë,
Un'kam qënë i ri më t'vërtetë i ri...(2X)

Ref.:
Ty Kumanovë ngado që shkoj,
Të kam në zëmër nuk të harroj,
O sa mallë që kam për ty,
Kafe n'Garnizon me pi...
Tek ty zgjohën babë e nanë,
E gjithçka që unë kam lanë,
Shpirti, zëmra më janë vra,
Keq gurbeti na ka nda...

Atje flejnë ëndrrat e mija,
Ku më pret përherë shoqnija,
Në ahengjet familjare,
Ta knojmë këngën qytetare...(2X)

Ref.:
Ty Kumanovë ngado që shkoj,
Të kam në zëmër nuk të harroj,
O sa mallë që kam për ty,
Një kafe n'Garnizon ta pi...
Tek ty zgjohën babë e nanë,
E gjithçka që unë kam lanë,
Shpirti, zëmra më janë vra,
Keq gurbeti na ka nda...

DËRGOI:

VIDEOKLIPE

Komente 0