TEKSTESHQIP
Xhida Gashi - Divorci
Xhida Gashi
Divorci

Për këtë këngë ka punuar tekstin Arben Beha, ndërsa autor i orkestrimit është Drinor Zymberi. Ky material muzikor është servirur si dhuratë i ilustruar në dimensionin vizual edhe me videoklip, i cili është publikuar me datë 14 Tetor 2025.

Teksti :: Song Lyrics

Str.I
T'a fala dikur rininë
Pa hile unë t'kam dashtë
Helëm ma ke kthy dashnin
Nuk ka gajle ani nasht

Ura.
I kam lanë unë Babë e Nanë
Për ty fikall vetë
Paske ardhë ti me ma thanë
Fjalën që më vret

Ref.
Sonte po don të divorcohesh
Ti po kërkon nga unë t'largohesh
Po don mu nda n'ditët ma t'shtira
Ty me t'u plotsu dëshira

Str.II
Vetën tem e kam harru
Veq të lumtur ty me t'ba
Pse nuk muj mi përqafu
Fëmit e mi nuk i shoh ma

Ura.
I kam lanë unë Babë e Nanë
Me ty me u plak
Pse ma the fjalën që vran
Ma s'të kam nafakë

Ref.
Sonte po don të divorcohesh
Ti po kërkon nga unë t'largohesh
Po don mu nda n'ditët ma t'shtira
Ty me t'u plotsu dëshira

Kontribuan:
B E N I T O
Komente 0