Xhoana: Do Të Këndoj Shqip Në Rusi, Sepse Aty Përfaqësoj Shqipërinë
16-11-2014
Intervistë me Xhoana Bejkon, këngëtaren që të gjithë e njohin si Xhoi. Ajo ndan me "Shekulli"-n përfaqësimin e saj në Turkvizion javën tjetër dhe konkurimin e bashkëshortit të saj, Gent Bejko në "Dance with me"
Ajo është një nga këngëtaret më me këmbë në tokë që mund të ketë prodhuar skena në Shqipëri. Nuk ka pasur asnjëherë asnjë problem me festivalet dhe eventet në të cilat ka marrë pjesë. Ka konkurruar dhe ka dalë nga festivali gjithnjë e buzëqeshur. Dhe për një kohë të gjatë, ajo është konsideruar si mbretëresha e netëve live në klubet e kryeqytetit. Kjo është Xhoana Bejko, por të gjithë e njohin si Xhoi. Mjafton vetëm kaq për të sjellë në mendje gjithnjë një këngëtare, të cilës nuk i mungon asnjëherë buzëqeshja dhe modestia. Këtë herë, ajo vjen në një intervistë për "Shekulli Fundjavë" me një lajm të mirë.
Xhoi do të jetë përfaqësojë Shqipërinë në Turkvizion, një spektakël që ndryshe nga Eurovizion, mirëpret edhe këngëtarë nga vendet aziatike. Këtë vit, Shqipëria bëhet për herë të parë pjesë e këtij festivali dhe Xhoi do të këndojë në Rusi, ku edhe mbahet kompeticioni muzikor, në gjuhën shqipe. Sot, këngëtarja mjaft simpatike vjen në një intervistë ku rrëfen pjesëmarrjen e saj në Turkvizion, duke e nisur që nga ftesa e deri te finalja, nëse do të ketë mundësinë që ta prekë. Xhoi rrëfen në këtë intervistë edhe marrëdhënien në një çift ku projektet artistike zënë hapësira të mëdha. Ajo që nuk mungon asnjëherë në partneritetin e regjisorit, Genti Bejko dhe këngëtares, është mbështetja që ata i japin njëritjetrit. E pikërisht për këtë dhe të tjera ju përcjellim një komunikim mes artistësh si Xhoi dhe Genti.
Xhoi, si ju erdhi ftesa për të qenë pjesë e Turkvizion?
Ftesën e kam marrë prej disa kohësh, por nuk u kisha kthyer përgjigje, pasi nuk isha e sigurt për vizën. Kisha dëgjuar se për të shkuar në Rusi ka shumë burokraci dhe jo çdo gjë është e sigurt. Edhe tani që jam duke komunikuar me ju ende nuk kam njoftuar produksionin që do të jem në Rusi për festivalin. Sepse unë sapo e mora vizën. Madje, më vjen çudi se sa shpejt përhapet lajmi. Por, po unë do të jem përfaqësuesja e Shqipërisë në Turkvizion dhe jam shumë e lumtur për këtë. Madje, u lumturova që produksioni më kontaktoi mua dhe priti për pjesëmarrjen time. Pra, e kam shijuar ftesën si një vlerësim, ndërkohë që shpresoj që të vlerësohem edhe më tej.
Kur do të jeni në Rusi si përfaqësuesja jonë?
Do të jem në datë 19 nëntor për të performuar. Besoj se do të shkoj më herët që të njihem me këtë event dhe të kem kohë që të përgatitem për të pasur një përfaqësim dinjitoz. Unë do të përpiqem sa të mundem që të arrij në finalen, që do të mbahet dy ditë më pas, më datë 21 të këtij muaji. Do të ishte shumë mirë për mua, pasi atë ditë unë kam edhe ditëlindjen. Nuk më pëlqen fakti që do ta festoj në një vend të huaj dhe pa miqtë e mi, por gjithashtu do të më pëlqente shumë që të isha në finale.
Me çfarë materiali muzikor do të konkurroni?
Në fakt, unë nuk e konsideroj tërësisht si një luftë, një konkurs për të cilin duhet të luftoj shumë. Në të tilla raste, thuhet që rëndësi ka pjesëmarrja dhe përfaqësimi, që për mua është një nder i madh. Të paktën të gjitha festivalet i kam përjetuar si përvoja shumë të mira të karrierës sime, edhe pse çmimet e para nuk i kam marrë gjithnjë unë. E kam konsideruar veten gjithnjë si një këngëtare që del në skenë për të marrë fillimisht duartrokitje dhe për të gëzuar respektin e publikut. Kështu që, këtë herë edhe pse më erdhi e papritur ftesa, edhe sepse për disa arsye burokracie nuk përgatita një material enkas për këtë event. Do të përfaqësohem me këngën time të fundit. Fundja është edhe një promo e mirë nëpër botë për materialin e fundit muzikor që kam përgatitur.
Me këtë nënkuptoni se do të këndoni në shqip?
Kënga konkurruese "Zjarr dhe ajër", është kënga e fundit që kam publikuar së bashku me video-klip dhe do ta këndoj në shqip, pasi unë përfaqësoj Shqipërinë dhe dua të këndoj në gjuhën time. Por, kam përshtypjen se të gjithë këngëtarët do të përshëndesin organizatorët me një këngë në gjuhën turke, gjë që sigurisht nuk do ta përjashtoj as unë. Por, gjithsesi në konkurs do të jem në shqip.
A je njohur me përfaqësuesit e vendeve të tjera?
Dua të theksoj faktin se gjithçka që di për këtë festival është një informacion që e kam marrë elektronikisht nga portali zyrtar dhe nga informacionet që më kanë mbërritur nga produksioni. Di që do të ketë përfaqësues të mirë nga Gjermania, Bullgaria dhe shtete të tjera. Gjithsej, me aq informacion që kam unë janë 25 shtete që do të konkurrojnë në datë 19 nëntor. Shpresoj që të dal sa më mirë në "përballje" me ta, edhe pse unë nuk e konsideroj si një përballje këtë. Unë nisem me idenë që ky do të jetë një event me rëndësi në CV-në time profesionale artistike. Është një përmbushje personale.
Gent Bejko është gjithashtu një person që kurdoherë e gjejmë me një projekt artistik. Kohët e fundit ai po shkëlqen jo vetëm në teatër, si regjisor dhe aktor, por edhe në kërcim. Si po i përcillni triumfet e Gentit në kërcim?
Këtë javë ai u shpall mbreti i kërcimit. Gjithnjë e më shumë po habitem me përpjekjet e tij. Genti është impenjuar shumë në fakt dhe po merr më të mirat e këtij spektakli. Unë sigurisht që kënaqem teksa shoh që ai triumfon, edhe në kërcim. Është një gëzim edhe për mua kur ai ka arritur objektivat e tij. Unë jam entuziaste që ai po e përjeton më së miri këtë eksperiencë.
Thonë se Xhoi është përpos një këngëtare mbështetëse në skenë edhe një bashkëshorte, që di të vlerësojë prioritetet artistike të partnerit të saj në jetë. Sa mbështetëse keni qenë ju ndaj pjesëmarrjes së tij në "Dance with me"?
Që në nisje unë kam qenë dakord me zgjedhjen e tij. Në një çift është shumë e rëndësishme mbështetja e partnerit dhe për më tepër në art. Ne nuk na ka munguar kurrë komunikimi në të tilla raste dhe gjithmonë i kemi aprovuar projektet artistike të njëri-tjetrit. Janë të rralla rastet kur nuk biem dakord për projektin e tjetrit, thuajse inegzistente.
A e dinit ju që Genti kërcente kaq bukur edhe para se të bëhej pjesë e këtij spektakli?
Ne jemi të dy, partnerë të një çifti që e do shumë muzikën. Po na u dha rasti për të kërcyer, jemi gati të çohemi dhe të shijojmë pistën e kërcimit. E dija që Genti kërcente mirë dhe kisha besim që në këtë garë kërcimi ai do të shkëlqente. Nuk kam gabuar.
Turkvizion festivali që pret Europën dhe Azinë
Turkvizion është një festival që i ngjason eurovizionit, pasi vetë organizatorët janë frymëzuar nga Eurovizion. Është më pak i njohur, pasi ky është viti i dytë që festivali organizohet. Shqipëria merr pjesë këtë vit për herë të parë dhe Xhoi do të jetë përfaqësuese e Shqipërisë. Turkvizion është një festival që përfshin këngëtarë nga shtete të ndryshme evropiane, po ashtu edhe aziatike, ndryshe nga Eurovizioni ku marrin pjesë vetëm vendet evropiane me këngët e tyre përkatëse.
Këtë vit ai do të organizohet në Rusi në një zonë që quhet Kazan dhe që është shpallur kryeqyteti i Tatarstanit. Kjo zonë është një zonë turqishtfolëse, pasi historia dhe kultura e tyre ka mbetur e tillë prej vitesh edhe pse në Rusi. Këtë vit që shënohet edhe edicionin i dytë i këtij festivali do të marrin pjesë rreth 25 këngëtarë që do të përfaqësojnë 25 vende të ndryshme të Europës dhe Azisë. Midis tyre renditet edhe emri i Xhona Bejkos.

(Shekulli)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0