TEKSTESHQIP
Ylber Tahiri - Asht Nji Shpi Me Lulebora
Ylber Tahiri
Asht Nji Shpi Me Lulebora

Autor i muzikës është Halit Shpuza, autore e fjalëve të tekstit është Rozafa Shpuza, ndërsa arranzhimi ka punuar si autor Shpëtim Saraçi.
Teksti :: Song Lyrics
Asht nji shpi me lulebora
Përmbi za që lëshon bylbyli
Thirrja e t’parëve m’shungullon
Asnji vend tjetër n’botë
Me shpi t’vjetër nuk m’ngjason.
Fillikat ndër dhëna tjera
Ku shkoj jetën tash sa mot
Jare shpesh nën za këndova
E prej mallit derdha lot.
Unë të due ty pa ia da’
Nji violinë m’mban shpirtin gjallë
Fiu Murlani, viu Shiroku
Tingujt prajshëm i shpërndan.
Asht nji shpi me lulebora
Asht nji trumë ku derdhet mall
Asht liqeni me pulëbardha
Shelgjet bajnë dashni nën hanë.
Ulë n’valixhen plot kujtime
N’aeropor cingare pi
i përhumbun ndër andrrime
Dil më prit se unë po vi.
Ti je njaj albumi i vjetër
Mbushë me foto bardhezi
Ti je krejt çka lash kur ika
Sa mall kam me t’pa përsëri.
Ti je pragu, ti je andrra,
Je flatrim pëllumbash n’ajri
Je e jemja sa t’jetë jeta
Shpi e vjetër je dashni
Unë të due ty pa ia da
Luleborat rrinë tue m’pritë
qe n’qoshe biçikleta
lagjja e dashtun ku jam rritë.
Teksti: Rozafa Shpuza
Komente 0