TEKSTESHQIP

Young J
Dashuria Ime E Pare
Lyrics
(Feat. Mali-g)

mali-g:

nese kohen do ktheja pas dhe lotet qe kam derdh per ty do ti quja mekat
po te mundja do te beja gjithcka qe doja ne zemren
time do te ftoja cmendurisht te doja
luftova si nje i marre iniciativa ime e pare shifja foton
duke qare disa muaj i vrare e di askush sme kupton
sesi ndihem ne shpirt brenda meje degjon klithmat ndienjat zinxhirt sikur
te mundja me buzet e mija te fshija lotet qe t'pikonin
dhe te lutesha per ty engjejt e mi te t'mbaronin
ngado qe shkoje te luftonin
per magjine dhe ziline ndaj nesh qe triumfoi
kush dreqin na mallkoi dikur mthe nje fjale
"ermal fitoi dhe ja doli ai qe planifikoi ndarjen tone"
a ka zot qe gjykon keta njerez transformuar
ne demon qe shkaterruan keshtjellen tone

young j:

sikur ta ktheja kohen pas
sikur te kisha vec nje cast
nje mundesi te dyt t'mos ish nevoja
te te them me fal
dashuria ime e pare
nese ne zemer te kam vrare
dua te jemi si ne fillim
athere kur mekatuam bashk

sa koh akoma se besoj si me mu nuk je lodh
kalun 8 vjet dhe ti ende me do
engjelli i vetem qe ne krah me qendroi
sa shum e urrej veten se di vec te t'lendoj
kurre nuk e harroj castin sesi buza tu drodh
por ti asnjehere nuk u tregove e fthot
shpesh me vete them ndoshta nuk te meritoj
veten e denoj se nuk di te t'vleresoj
nuk di te adhuroj nuk di te t'dashuroj
s'di veten ta mbroj kur para teje qendroj
shikimi yt i brisht armet e mija dorezon
kam frik te t'shoh ne sy zemra ime dhemb fort
se veten e genjej kur mundohem te t'genjej
ndoshta ti gabohesh kur mendon se un vlej
kte makth e shoh cdo nate gjum ne sy me nuk kom
me shpirt te penduar them te lutem pranom

sikur ta ktheja kohen pas
sikur te kisha vec nje cast
nje mundesi te dyt t'mos ish nevoja
te te them me fal
dashuria ime e pare
nese ne zemer te kam vrare
dua te jemi si ne fillim
athere kur mekatuam bashk