Më mbaj mend (për 1 muaj)

31/08/2016 - 31/08/2016
Kopshti i Kino Lumëbardhit, Prizren
/

Hap perden edicioni i 28-të të Festivalit të këngës së vjetër qytetare, i cili me edicionet para këtij është vënë në dilemën “të jesh apo të mos jesh”. Orkestra në përbërjen e së cilës janë instrumentistë të dëshmuar në një kohë prej vetëm pesë ditësh, nën përkujdesjen e kompozitorit Tomor Berisha, ka bërë përgatitjet maksimale të mundshme që Prizrenit t’i kthehet “Zmbaku i Prizrenit” me vlerat e dëshiruara. Festivali i këngës së vjetër qytetare “Zambaku i Prizrenit” është i vetmi festival i kësaj natyre, që synon ruajtjen e vlerës dhe promovimin e kompozitorëve dhe këngëtarëve. Drejtori i Studio Helix-it, Istref Krasniqi, thotë se edhe përkundër kohës së shkurtër janë bërë përpjekjet maksimale që ky edicion të jetë kthesë në rrugëtimin pozitiv të Festivalit. Në një skenë të veçantë, me zorim e ndriçim profesional edhe në një atmosferë të veçantë organizatori shpreh besimin për një edicion të veçantë, por thotë Krasniqi fjala e profesionistëve do të jetë ajo që do të ia jep vlerësimin “Zambakut…” të sivjetëm. Juria emrat e së cilës do të bëhen publike vetëm pas fillimit të festivalit do t’i ndaj tri shpërblime. Kënga të cilës di ti ndahet vendi i parë nga juria, përveç “Zambakut të Argjend” që i takon kompozitorit do të shpërblehet me shumën prej 500 Euro, vendin i dytë, do të shpërblehet me shumë prej 300 Euro dhe vendi i tretë do të shpërblehet me shumën prej 200 Euro. Kënga më e mirë e zgjedhur nga publiku përveç me “Mikrofonin e Artë” i takon këngëtarit, do të shpërblehet edhe prej 300 Euro. Shpërblimet në para në mënyrë të barabartë i takojnë këngëtarit dhe kompozitorit të këngëve fituese.


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1

Komente 0