
Zef Beka
Motra Ime
Motra Ime
Për një impakt sa më të madh, krijimi muzikor është prezantuar tek shikuesit i kompletuar artistikisht edhe me një klip muzikor, i cili u publikua më 26 Tetor 2019. Kënga është një komponim nga vetë artisti, teksti është marrë përsipër nga Fran Laska, ndërsa arranzhimi u përgatit nga Behar Neli.
Teksti :: Song Lyrics
I lumi unë që kam një motër!
Është e bukur sa më s’ka.
Kur ajo ishte e vogël,
Nuk më linte n’gjumë me ra.
Më kërkonte t’i tregoja
Ndonjë përrallë me shtojzovalle.
Asnjëherë nuk e mbaroja,
Gjumi e merrte si sorkadhe.
Refren (2x):
A moj motër, a moj motër!
Jemi rritë bashkë në një votër.
Nuse shkon e vjen si bijë,
Nuk ka kush motër si ty e!
A mban mend klasën e parë?
Kur të merrja unë për dore,
Nuk të ra asnjë pikë shi,
S’të ka prek asnjë flokë bore.
Me ta prek kush flokun, tan
Tu u thoje: "E kam një vlla!"
Kush guxon një fjalë me m’thanë,
Ai e shemb krejt këtë dynja!
Refren (2x):
A moj motër, a moj motër!
Jemi rritë bashkë në një votër.
Nuse shkon e vjen si bijë,
Nuk ka kush motër si ty!
Kur u rrite, moj flokverdhë,
E arnoje këmishën time
Që e grisja disa herë —
Sa në lojë, sa në vrapime.
Prapë të tham: "T’lumtë dora e vogël,
Je ma e mira në qëndisje!"
Jam krenar që të kam motër,
Si ty n’botë nuk ka stiliste.
Refren (2x):
A moj motër, a moj motër!,
Jemi rritë bashkë në një votër.
Nuse shkon e vjen si bijë,
Nuk ka kush motër si ty!
Është e bukur sa më s’ka.
Kur ajo ishte e vogël,
Nuk më linte n’gjumë me ra.
Më kërkonte t’i tregoja
Ndonjë përrallë me shtojzovalle.
Asnjëherë nuk e mbaroja,
Gjumi e merrte si sorkadhe.
Refren (2x):
A moj motër, a moj motër!
Jemi rritë bashkë në një votër.
Nuse shkon e vjen si bijë,
Nuk ka kush motër si ty e!
A mban mend klasën e parë?
Kur të merrja unë për dore,
Nuk të ra asnjë pikë shi,
S’të ka prek asnjë flokë bore.
Me ta prek kush flokun, tan
Tu u thoje: "E kam një vlla!"
Kush guxon një fjalë me m’thanë,
Ai e shemb krejt këtë dynja!
Refren (2x):
A moj motër, a moj motër!
Jemi rritë bashkë në një votër.
Nuse shkon e vjen si bijë,
Nuk ka kush motër si ty!
Kur u rrite, moj flokverdhë,
E arnoje këmishën time
Që e grisja disa herë —
Sa në lojë, sa në vrapime.
Prapë të tham: "T’lumtë dora e vogël,
Je ma e mira në qëndisje!"
Jam krenar që të kam motër,
Si ty n’botë nuk ka stiliste.
Refren (2x):
A moj motër, a moj motër!,
Jemi rritë bashkë në një votër.
Nuse shkon e vjen si bijë,
Nuk ka kush motër si ty!
Kontribuan:
- Publikimi: 26/10/2019
- Ora: 19:10
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
- Orkestrimi:
Komente 0