Biografia
Ai beri te ditur se ka shumë oferta nga producentë dhe kompani për ta marrë atë në menaxhim, por është duke menduar gjërë e gjatë për këtë punë, pasi që karriera e tij është në duart e tij. Ylli shtoi duke thene se te gjitha projektet e realizuara deri me tash jane vetem "nxemje" per planet qe mban per te ardhmen. Perndryshe, Ylli eshte nxenes i shkelqyeshem i gjimnazit "Sami Frasheri" ne Prishtine (gjenerata 2010/2011 - 2012/2013). Ai shprehet i lumtur dhe shume mirenjohes per perkrahjen e pakusht te familjes, shoqerise dhe personave te tjere qe e duan dhe e perkrahin e qe heziton ti quaj "fansa". Ylli eshte femija i dyte (Hana, Ylli, Arti) i nje familje te shendoshe dhe te lumtur qe nuk harron ta permend dashurine qe ka per ta sa here qe ipet rasti. I pyetur shpeshhere per zhanrin qe ai krijon dhe kendon, dhe qe eshte kryesisht balada, Ylli shprehet se ky eshte lloji i muzikes qe ai ndjen dhe cileson muzike te shpirtit, dhe qe pa marre parasysh faktin se cfare kerkon tregu i sotshem, ai kembengule qe muzika dhe krijimet e tij te mos komercializohen. Ylli duket te jete njeri qe don dhe çmon çdo lloj forme te artit te bukur per sa kohe qe eshte origjinal dhe me vlera te verteta. Edhe pse aktivitetet e tij i marrin shume kohe, prape gjen kohen per te lexuar romane te ndryshme; qe duket te jete nje nga pasionet e tjera te Yllit. Ai eshte shume aktiv edhe ne rrjetet sociale ku ka me mijera shoke,ndjekes dhe abonues. Shume i thjesht para tyre shpreh ndjenjat, mendimet, reflektimet dhe ngjarjet e rendomta. Ky ndoshta eshte edhe faktori qe Ylli i veçuar me shume embelsi perkrahet nga moshat e ndryshme. Perkunder fames, sukseseve dhe angazhimeve te kohes se fundit, mesohet se Ylli vazhdon te jete po i njejti me shoqerin dhe rrethin e tij, po qe edhe me rrethin e gjere cilesohet si njeri shume i thjeshte dhe i shoqeruar e mbi te gjitha energjik, i hareshem dhe gazmor. Pa lene anash ne asnje moment kengen dhe te kenduarit.
Në Maj 2012, Ylli Limani merr pjesë në Top Fest 9 me këngën "Shko". Kenga eshte teresisht krijim i tij, si teksti ashtu edhe muzika ishin inspirim i tij nga ngjarjet e se perditshmes. Kënga flet për ndjenjën kur edhe pse e kuptojmë dhe pranojmë që do të duam një person tërë jetën, vendosim ta largojmë nga jeta jonë, sepse prania e tij personi në jetën tonë na shkakton më shumë dhimbje se sa lumturi. Mendoj se fabula e këtij teksti ka bërë që kënga të përqafohet nga shumë njerëz të cilët e kanë pëlqyer dhe përkrahur. "Sinqerisht, ndihem i befasuar me vendimin e bordit artistik të Top Festit. Edhe pse kishte shumë balada që u prezantuan në Top Fest, mendoja se fakti që kënga mbante firmën time, do të ishte një plus më shumë, sepse ideja e Top Festit është të përkrahë artistët e rinj dhe krijuesit e rinj. Gjithsesi, ndihem i lumtur që të paktën kënga është pëlqyer dhe përkrahur dhe po vazhdon të pëlqehet dita-ditës më shumë", është shprehur. Pavaresisht zhgenjimit, Ylli nuk ndalon se punuari. Projekti i rradhes ishte nje bashkepunim i inicuar nga reperi Capital T titulluar "Une", kenge kjo pjese e albumit te kengetarit te lartepermendur, albumit "Kapo". Bashkepunimit u prit mjaft mire nga publiku mandej kjo ishte edhe njera nder kenget me te degjuara te albumit te lartecekur.
Më datë 30 Gusht 2012, Ylli Limani publikon videoklipin "Lart Mbi Yje". Videoklipi u prodhua nga Asha. Me këtë këngë, Ylli Limani merr pjesë në SVFM 2013 në vitin 2013. Si zakonisht energjia e Yllit nuk ka te shterur dhe projektet nuk kane te ndalur. Ylli lajmeroi lansimin e kenges qe gjithashtu do te ishte krijim i tij. Kenga "Lart mbi yje" me tekst dhe muzike te vet Yllit dhe me orkestrim te mjeshtrit Florent Boshnjaku, pak kohe pasi u publikua u be e ditur se do t'i behej edhe videoklipi. Dhe ne fakt ashtu ndodhi. Videoklipi ngërthen në vete thjeshtësinë dhe butësinë e këngës, duke qenë kështu një prej videoklipeve më bukur të realizuar ne veren 2012. “Pres që kjo këngë të ketë sukses. Unë tentoj të jem sa më cilësor në krijimet e mia, po ashtu edhe autentik. Kënga “Unë” me Kapon ishte sukses i madh, ndërsa ajo që dëshiroj për “Lart Mbi Yje” është që të pritet sa më mirë dhe që të dëgjohet. Për mua me rëndësi është cilësia në rend të parë, vlera e një projekti, nëse bëhet hit, apo jo, nuk më bëhet vonë”, ka theksuar Ylli. Këngën Ylli e ka publikuar pikërisht për ditëlindjen e nënës së tij (zonjes Fatime), e cila si dhuratë e ka dëgjuar e para këngën e re. Por pritja e mire e kenges, klikimet e shumta brenda nje kohe te shkurter, renditja ne vendet e para te top-listave muzikore nuk ishin dhuratat e vetme qe vera e vitit 2012 siguroi per Yllin. Performanca e talentit të jashtëzakonshëm duket se tashmë ka thyer kufinjt dhe ka arritur madje edhe në dorën e vet këngëtarit Rone Pope, me kengen e se cilit Ylli ishte prezantuar per here te pare ne The Voice. Ai ka shpërndarë videon e performancës së Yllit në Voice: “Shikoni Yll Limanin duke kënduar një prej këngëve të mia në Voice of Albania. E shikova në hartë, Shqipëria është pranë Italisë. Tani e di se nga vjen Ylli”, ka shkruar artisti i njohur ndërkombëtarisht duke bashkangjitur videon e performancës. Dhe, Ylli si një yll i vërtetë nuk e la pa iu falënderuar këngëtarit amerikan për komplimentin, respektin dhe nderin që i bëri.“Jam shumë i lumtur që e ke parë. Është një prej këngëve të mia më të preferuara. Faleminderit që më ke shkruar. Ka domethënie të madhe për mua”, është përgjigjur Ylli.
Më datë 13 Nentor 2012, Ylli Limani publikon këngën “Mos Më Harro”. Duket se suksesi qe sa vinte e shtohej, shtynte Yllin edhe per me teper pune dhe perkushtim ne karriere. “Kënga 'Mos Më Harro' është një këngë e bukur që ka domethënie të veçantë. Është një histori, e cila ndonëse ishte e pasuksesshme nuk do të shuhet kurrë në zemrat e dy të dashuruarve”, flet Ylli.
Më datë 7 Maj 2013, Ylli Limani publikon videoklipin "Turning Tables".
Më datë 10 Korrik 2013, Ylli Limani publikon videoklipin "A E Din Ti". Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.
Më datë 30 Janar 2014, Etnon publikojnë videoklipin "Pretty Woman", në bashkëpunim me Ylli Limani & Dj Dagz.
Në Maj 2014, Ylli Limani merr pjesë në Top Fest 11 me këngën "Marshi I Zemrave".
Më datë 23 Janar 2015, Ylli Limani publikon videoklipin "Single", në bashkëpunim me Gent Fatali. Teksti u shkrua nga Gent Fatali. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.
Më datë 6 Qershor 2015, Yll Limani publikon videoklipin "Emrin Ma Ke Thirr". Muzika e këngës u punua nga vetë Yll Limani. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films. Me këtë këngë, Yll Limani merr pjesë në Zhurma Show 2015 në vitin 2015.
Më datë 17 Tetor 2015, Yll Limani publikon videoklipin "I Thash Asaj". Muzika e këngës u punua nga vetë Yll Limani, teksti u shkrua nga vetë Yll Limani, ndërsa për orkestrimin u kujdes Shkumbin Nebihu. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.
Më datë 1 Korrik 2016, Yll Limani publikon videoklipin "Pritem Se Po Vi".
Në Dhjetor 2016, Yll Limani merr pjesë në Festivali i 55-të në RTSH me këngën "Shiu".
Më datë 5 Prill 2017, Yll Limani publikon videoklipin „Ke Pi Sonte Shumë“, ku pjesë e këtij videoklipi ishte edhe rapartistja Loredana Zefi.
Më datë 20 Qershor 2017, Dj Dagz & DJ PM publikojnë videoklipin "Besom", në bashkëpunim me Yll Limani.
Më datë 14 Nëntor 2017, Yll Limani publikon videoklipin "Dritat", në bashkëpunim me 2po2. Teksti u shkrua nga Yll Limani, 2po2.
Më datë 28 Shkurt 2018, Yll Limani publikon këngën "Ty". Muzika dhe teksti u shkruan nga vetë Yll Limani, ndërsa për orkestrimin u kujdes Florent Boshnjaku.
Më datë 5 Prill 2018, Yll Limani publikon këngën "A Ja Ka Vlejt".
Më datë 21 Prill 2018, Dani publikon videoklipin "S'ka Dashni", në bashkëpunim me Yll Limani. Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Petro Xhori, ndërsa për orkestrimin u kujdes Dj Jojo. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.
Më datë 16 Korrik 2018, Yll Limani publikon videoklipin "Prej Se Jena Nda". Muzika dhe teksti u shkruan nga vetë Yll Limani, ndërsa për orkestrimin u kujdes Avaxus. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.
Më datë 17 Shtator 2018, Majk publikon videoklipin "Krejt Ti Fala", në bashkëpunim me Yll Limani. Teksti u shkrua nga Majk, Yll Limani. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.
Më datë 5 Dhjetor 2018, Yll Limani publikon videoklipin "Vaj" dhe është kujdesur vetë për tekstin e këngës. Muzika dhe produksioni audio u realizuan nga Cricket.
Më datë 28 Dhjetor 2018, Cricket & Yll Limani publikojnë videoklipin "Friday Night".
Më datë 28 Janar 2019, Yll Limani publikon videoklipin "Harrom" dhe është kujdesur vetë për muzikën dhe tekstin e këngës.
Më datë 18 Mars 2019, Tuna publikon videoklipin "A Don Hala?", në bashkëpunim me Ylli Limanin. Muzika e këngës u punua nga Armend Rexhepagiqi, teksti u shkrua nga Aida Baraku, ndërsa për orkestrimin u kujdes Darko Dimitrov. Videoklipi u prodhua nga kompania Imagine Films.
Në Maj 2019, Yll Limani merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 2019 me këngën "Dritat", në bashkëpunim me 2po2.
Më datë 8 Korrik 2019, Yll Limani publikon videoklipin "Nuk Po Kalojka". Muzika e këngës u punua nga Armend Rexhepagiqi, teksti u shkrua nga Aida Baraku, ndërsa për orkestrimin u kujdes Darko Dimitrov. Produksioni audio u realizua nga Darko Dimitrov.
Më datë 24 Gusht 2019, Yll Limani publikon videoklipin "Pse Je Me To". Teksti i këngës u shkrua nga Yll Limani. Produksioni audio u realizua nga Big Bang (Arbër Gjikolli).
Më datë 28 Dhjetor 2019, Yll Limani publikon videoklipin "Engjej".
Më datë 11 Qershor 2020, Yll Limani publikon videoklipin "I Kom Kall". Muzika e këngës u punua nga Yll Limani, ndërsa teksti u shkrua nga Aida Baraku. Videoklipi u prodhua nga kompania Imagine Films.
Më datë 14 Gusht 2020, Lumi B & Yll Limani publikojnë videoklipin "Pate". Teksti i këngës u shkrua nga Lumi B & Yll Limani. Videoklipi u prodhua nga kompania Imagine Films.
Më datë 24 Shtator 2020, Yll Limani publikon videoklipin "Buzët E Kuqe". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Yll Limani.
Më datë 26 Dhjetor 2020, Dafina Zeqiri publikon videoklipin "Mos Shko", në bashkëpunim me Yll Limanin. Muzika e këngës u punua nga Dafina Zeqiri, ndërsa teksti u shkrua nga Dafina Zeqiri & Elinel. Produksioni audio u realizua nga RZON.
Më datë 4 Shkurt 2021, Cricket publikon videoklipin "Ndoshta", në bashkëpunim me Yll Limanin. Muzika e këngës u punua nga Yll Limani & Cricket, ndërsa teksti u shkrua nga Yll Limani. Produksioni audio u realizua nga Cricket.
Më datë 9 Shkurt 2021, Cricket publikon videoklipin "Pray", në bashkëpunim me Yll Limanin. Muzika e këngës u punua nga Cricket, ndërsa teksti u shkrua nga Yll Limani. Produksioni audio u realizua nga Cricket.
Më datë 16 Prill 2021, Yll Limani publikon videoklipin "A Ki Me Rrejt?". Muzika e këngës u punua nga RZON, Pllum & Yll Limani, ndërsa teksti u shkrua nga Yll Limani. Produksioni audio u realizua nga RZON & Pllum.
Në Qershor 2021, Dafina Zeqiri merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 21 me këngën "Mos Shko", në bashkëpunim me Yll Limani.
Më datë 17 Korrik 2021, Elvana Gjata & Yll Limani publikojnë videoklipin "E Di X Marre". Teksti i këngës u shkrua nga Yll Limani & Elvana Gjata.
Më datë 25 Nëntor 2021, Ermal Fejzullahu publikon videoklipin "As 1 Minut", në bashkëpunim me Yll Limanin. Muzika e këngës u punua nga Yll Limani & Fatjon Miftari, ndërsa teksti u shkrua nga Yll Limani. Produksioni audio u realizua nga Fatjon Miftari.
Në vitin 2021, Yll Limani publikon albumin "Lshoja Zanin Ep".
Më datë 3 Shkurt 2022, Dj Geek publikon videoklipin "Fjale", në bashkëpunim me Yll Limanin. Muzika e këngës u punua nga Yll Limani, teksti u shkrua nga Elinel, ndërsa për orkestrimin u kujdes Deard Sylejmani.
Më datë 9 Prill 2022, Yll Limani publikon videoklipin "9". Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku Yll Limani & Fatjon Miftari kanë realizuar bashkë muzikën, ndërsa për tekstin e kësaj kënge janë kujdesur Yll Limani, Tonic & Denk. Produksioni audio u realizua nga Fatjon Miftari.
Më datë 9 Qershor 2022, Yll Limani & Noizy publikojnë videoklipin "Alkool". Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku Yll Limani, Tonic, Denk & Noizy kanë realizuar bashkë muzikën, ndërsa për tekstin e kësaj kënge janë kujdesur Tonic, Denk, Noizy & Yll Limani. Videoklipi u prodhua nga Entermedia, ndërsa produksioni audio u realizua nga Panda Music.
Më datë 21 Korrik 2022, Yll Limani & Ledri Vula publikojnë videoklipin "Tonat". Muzika dhe teksti i kësaj kënge, vijnë të realizuara në bashkëpunim nga Tonic, Denk, Yll Limani & Ledri Vula, ndërsa për arranzhimin janë kujdesur DjR, Dj Bannzz & Tonic. Videoklipi u prodhua nga Entermedia, ndërsa produksioni audio u realizua nga Panda Music.
Më datë 27 Tetor 2022, Yll Limani publikon videoklipin "Malet". Videoklipi u prodhua nga Supercut, ndërsa produksioni audio u realizua nga Fatjon Miftari.
Më datë 22 Dhjetor 2022, Yll Limani & Loredana publikojnë videoklipin "Kriminela". Muzika dhe teksti i kësaj kënge, vijnë të realizuara në bashkëpunim nga Tonic, Denk, Yll Limani & Loredana, ndërsa për arranzhimin janë kujdesur Dj Bannzz & DjR. Videoklipi u prodhua nga Entermedia, ndërsa produksioni audio u realizua nga Panda Music.
Më datë 2 Shkurt 2023, Yll Limani publikon videoklipin "Ulu". Muzika e këngës vjen si bashkëpunim nga Yll Limani & Fatjon Miftari, teksa teksti u shkrua nga vetë Yll Limani. Produksioni audio u realizua nga Fatjon Miftari.
Më datë 26 Maj 2023, Yll Limani publikon videoklipin "U Kry". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Yll Limani, teksa për arranzhimin u kujdes Fatjon Miftari. Videoklipi u prodhua nga kompania Fati.Tv.
Në Maj 2023, Yll Limani merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 20 me këngën "Malet".
Më datë 28 Qershor 2023, Yll Limani & Dafina Zeqiri publikojnë videoklipin "Kaje". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Yll Limani. Videoklipi u prodhua nga Fati.Tv, ndërsa produksioni audio u realizua nga Fatjon Miftari.
Më datë 6 Tetor 2023, Yll Limani publikon videoklipin "Për Kon Je Zbukuru?". Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku Yll Limani, Tonic & Denk kanë realizuar bashkë muzikën dhe tekstin e kësaj kënge. Produksioni audio u realizua nga Panda Music.
Më datë 8 Nëntor 2023, Sidarta & Yll Limani publikojnë videoklipin "Spiti".
Në Dhjetor 2023, Yll Limani publikon albumin "Tjetër".
Komente 50