>
BIOSHQIP

2Po2: O Mega-Duet, O Hiç

20-05-2013
Do të harronim ndonjë këngë dhe sidomos duet, nëse do t’i numëronim ato kur bëhet fjalë për reperin e suksesshëm shqiptar ‘2Po2’. Ai sapo ka sjellë në treg një tjetër duet me titull “Prej rrugës” në bashkëpunim me talentin e ri Bruno. Besnik Canolli, siç është emri i tij i vërtetë, në një intervistë ekskluzive ka rrëfyer për gazetën tonë jo vetëm magjinë e dueteve, por edhe dëshirën në shumëçka për t’u rikthyer në vendlindjen e tij. Shkurt dhe saktë reperi ‘2Po2’ tregon për ne. *Dhe ky vit duket se do të jetë i ‘2po2’? ‘2Po2’: ‘I 2Po2’ edhe të tjerëve bashkë, veç të ma lënë edhe mua pjesën time të tortës. *Cila do të jetë kënga e radhës, vetëm apo duet? ‘2Po2’: Kënga e radhës do jetë solo shumë shpejt, madje s’po e lemë hekurin me u ftohë, po e rrahim sa është i nxehtë. *Keni gjetur një gjuhë të përbashkët me porducentin Flori Mumajesi, më duket se jeni këngëtari më shok i tij? ‘2Po2’: Nuk e di nëse jam këngëtari më shok i tij, por ai është producenti më shok i imi, kjo është e sigurt. *Edhe këtë vit shikohen se duetet janë ne trend, ti u beson atyre apo edhe vetëm ke më shumë sukses? ‘2Po2’: U besoj dueteve, por nuk parapëlqej duete sa për sy e faqe !! Ose mega-duet, ose hiç, por edhe vetë suksesi nuk ka munguar, por në duete ka hapësirë të provosh dhe universin artistik të tjetrit, kjo është magjia. *Besniku po mendon ndonjë koncert të madh në ndonjë qytet shqiptar? ‘2Po2’: Më 3 maj ishim në Elbasan në një mega-koncert dhe u kënaqa jashtë mase, kjo mbase më motivoi që të filloj të mendoj për më shumë performanca ‘live’ në Kosovë dhe Shqipëri. *Për çfarë arsye do të riktheheshit përgjithmonë në Kosovë? ‘2Po2’: Arsyet për t’u kthyer në vendlindje janë të shumta, gjithçka më drejton drejt rikthimit përgjithmonë në vendlindje.
(Maksim Gjokaj/Kosova Sot)

2Po2: O Mega-Duet, O Hiç