2Po2, Shumë E Komentuar Dhe E Dëgjuar Kënga E Re
8-9-2013

Reperi shqiptar, 2po2, është shprehur pas publikimit të këngës "Kom ra n’Dashni" dhe ashtu sikurse edhe vet kënga, edhe përgjigjet e reperit lënë shumë për të kuptuar rreth tematikës së kësaj kënge.
Shumë e komentuar dhe e dëgjuar mbi 60 mijë herë në YouTube brenda 12 orëve, kënga ritmike "Kom ra n’Dashni" që e sheh reperin më ndryshe nga projektet e kaluara, ka arritur ta bëjë atë të ndihet mjaft i kënaqur.
"Natyrisht që ndihem mirë me këtë dëgjueshmëri të madhe të këngës në 12 orët e para. Ndihem mirë sepse edhe pas 20 vitesh karrierë kam arritur të jem në hap me kohën dhe të kem sukses kaq të madh në një industri të vogël që përmban kaq shumë "artistë". Falënderoj pa fund publikun që më ka mbështetur gjithmonë", theksoi 2po2 për Telegrafin.
2po2 i këndon femrës, apo të hollave? Kjo pyetje është ngritur shumë nëpër rrjetet sociale për këngën e re dhe Telegrafi ndonëse ka tentuar të nxjerrë një sqarim nga reperi, ai preferoi të jetë diplomatik në përgjigjen e tij.
"Publiku e ka kuptuar që kënga "Kom ra n’Dashni" flet për dashurinë e cila ekziston sa vet qytetërimi. Është ndjenjë më e madhe pas Zotit dhe familjes. Nuk dallojmë shumë, qofshim politikanë, këngëtar, biznesmen, këpuctar, profesor, apo mjek".
"Të gjithë kemi ra në dashuri të njëjtë. Pra, ju uroj sa më shumë euro në xhirollogaritë e juaja", përfundoi ai.
Videoklipin e ka punuar top produksioni shqiptar, Entermedia.

2po2
Kom Ra N’dashni
[Teksti dhe Klipi]
(Telegrafi)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 1