TEKSTESHQIP

2po2: “Shumë Njerëz Duan Të Bëhen Si Unë“

29-12-2013
2po2: “Shumë Njerëz Duan Të Bëhen Si Unë“
Reperi shqiptar, 2po2, ka deklaruar se shumë njerëz dëshirojnë të bëhen sikur ai.

Një përgjigje të tillë reperi e dha për emisionin Prive, kur u pyet se kush dëshiron të bëhet sikur ai.

Më tej i pyetur në mënyrë interesante me titujt e këngëve të tij, tha se ai gjithçka në jetë e konsideron fitore të sinqertë, teksa nuk preferon as markën Gucci e as Louis.

I pyetur se kujt i ka dërguar një letër në vitin 1999, duke asociuar nga kënga "Letër 1999", zbuloi se i kishte dërguar nënës së tij.

2po2 po e shijon momentalisht suksesin e këngës "Kom Ra n’Dashni". Së shpejti Telegrafi do t’iu informoj rreth më të rejave në karrierën e reperit.
(Telegrafi)

Komente 1