>
BIOSHQIP

2po2: Nëse Jo Reper, Do Të Bëhesha Kuzhinier

16-11-2014
Është një nga personat e parë që e ka sjell zhanrin ‘Hip Hop’ në Kosovë. Që nga krijimi i këngëve të para e deri më sot, Besnik Canolli apo që për publikun njihet si ‘2po2’ ka qenë njëri ndër reperët më të dashur dhe më të kërkuar. Në një intervistë për gazetën Tribuna, 2po2 ka folur për ndryshimet që ka pësuar repi, për talentin e reperëve të rinj si dhe për shumëçka tjetër
“Posh” është projekti i fundit deri më tani, të cilin reperi 2po2 e solli në bashkëpunim me Capital T, këngë kjo e cila pati sukses dhe u pëlqye shumë nga publiku shqiptar. Këtë sukses reperi po e shijon ende, pasi që për momentin nuk është duke punuar për ndonjë këngë të re Kështu së paku ka konfirmuar vet ai gjatë një bisedë për gazetën Tribuna ka folur edhe për bashkëpunimet dhe planet e tjera në karrierë.

Tribuna: Në çfarë projekte muzikore jeni duke punuar aktualisht?
2po2: Për momentin vetëm po dëgjoj projekte muzikore dhe po pres derisa ndonjëra të më inspirojë.

Tribuna : Kohëve të fundit keni bashkëpunuar vetëm me repera. Kur mendoni që të vini me ndonjë bashkëpunim me ndonjë nga këngëtaret tjera të estradës?
2po2: Kam realizuar këngë me të gjitha këngëtaret shqiptare që ja ka vlejtur dhe tani për momentin nuk jam duke menduar për ndonjë bashkëpunim të ri.

Tribuna : A do keni ndonjë album të ri ku do t’i grumbulloni këngët tuaja?
2po2 : Album ku do bashkoja të gjitha këngët më të mira dhe më të suksesshme? Ndoshta, pse jo. Por megjithatë primare është që albumi im i ardhshëm të jetë dhe i fundit sa i përket karrierës time solo dhe nuk di kur do të përfundojë, por e di se me të gjitha këto vite karrierë përgjegjësia është shumë e madhe.

Tribuna : Cilat janë arsyet që ju kanë nxitur të mos ju shohim si pjesëmarrës në festivale?
2po2: Nuk besoj në festivale dhe nuk besoj në vlerësimin e drejtë që duhej bërë artistëve atje. Megjithatë festivalet janë një formë e mirë promovimi për artistët e rinj e jo për mua.
Mest: Familja, bekimi më i madh që më ka dhënë Zoti

Tribuna : A ka pësuar repi ndryshime në Kosovë që nga koha kur ju merrni me rep e deri më tani dhe a janë pozitive apo negative këto ndryshime?
2po2: Repi ka ndryshuar dhe normal se ka gjëra pozitive, por ka më shumë negative për arsye se reperat që mundohen të krijojnë rep të mirëfilltë dhe të japin mesazhe përmes teksteve nuk po arrijnë të kenë sukses për t’i përçuar ato mesazhe, krejt kjo sepse edhe pse muzika ‘Hip Hop’ është numër 1 në trojet shqiptare prapë se prapë publiku nuk parapëlqen ‘Hip Hopin’ e pastër.

Tribuna : Sa jeni të hapur që të punoni me repera të ri?
2po2: Kemi kompaninë tonë ‘AuthenticEntertainment’ që merret shumë me repera të ri. Unë personalisht jam i hapur për bashkëpunime, por vetëm me ata që më bindin realisht me talentin e tyre.

Tribuna : Nëse nuk do ishit reper, në cilin profesion do ta gjeje veten?
2po2: Edhe pse jam reper ushtroj edhe profesione tjera, por në rrethana tjera ndoshta do të isha kuzhinier, sepse më pëlqen jashtëzakonisht gatimi.

Tribuna : Si po shkon jeta private dhe familja?
2 po2: Jeta private nuk do të ishte private sikur t’ju tregoja se ka ngritjet dhe zbritjet. Familja është bekimi më i madh që më ka dhënë Zoti.
(Tribuna)

2po2: Nëse Jo Reper, Do Të Bëhesha Kuzhinier