>
BIOSHQIP

Adelina Berisha Thote “What’s Your Name”

13-04-2012
Adelina Berisha ka filluar të punojë rreth projektit të ri muzikor. "What's your name" titullohet kënga që së shpejti pritet ta realizojë ajo.
Siç mund të kuptohet nga titulli, kënga përveç gjuhës shqipe ka edhe disa fjalë në gjuhën angleze. Lansimi i këngë pritet së shpejti dhe Adelina ndjehet mjaft e lumtur.

"Me këtë këngë kam dashur t'i drejtohem një personit që më ka pëlqyer gjithnjë dhe akoma vazhdon të më pëlqejë. Stine ka përgatitur një tekst mjaftë të bukur që i është përshtatur kërkesës sime. Titulli dhe disa fjalë të tjera në tekst janë në gjuhën angleze, kam dashur që kjo këngë të jetë pak më e veçantë se ato të tjerat prandaj mendoj se ia kam arritur. Uroj që të pëlqehet në publik", ka thënë ajo për "Zëri".

Sipas Adelinës kënga do të lansohet bashkë edhe me videoklip të përgatitur në Kosovë.
(Telegrafi)

Adelina Berisha Thote “What’s Your Name”