>
BIOSHQIP

Adelina Berisha, Publikohet Video E Re

15-07-2012
Sapo është lansuar në kanalin Youtube kënga më e re e këngëtares Adelina Berisha. E në fakt ashtu sic ishte paralajmëruar Adelina vjen si një aktore gjatë xhirimeve në një burg dhe më pas shfaqet super seksi duke kënduar.

Kënga mban titullin "What's your name" me autor Stine, ndërsa videoklipi është xhiruar nga produksioni "Asha", dhe për veshjen është kujdesur stilistja Lia Stublla dhe për make up dhe flokët është kujdesur salloni Arta dhe Nagipi. Padiskutim kjo këngë do të jetë një hit i kësaj vere.

"Ju falënderoj të gjithëve për përkrahjen tuaj dhe komentet në lidhje me klipin tim më të ri, 'What's your name'". Ky ishte statusi i këngëtares seksi Adelina Berisha në profilin e saj në Facebook.

Ndërsa Adelina sapo e ka sjellë një video dhe këngë interesante, ku ajo përveçse këndon, edhe aktron, dhe duket mjaft në formë, ndërsa fansat e kishin uruar në Facebook.

Kënga është realizuar me muzikë dhe tekst nga Stine, po pëlqehet e po komentohet shumë.
(Albavipnews)

Adelina Berisha, Publikohet Video E Re