>
BIOSHQIP

Adelina Berisha, Së Shpejti Me Dy Këngë Të Reja

05-02-2013
Këngëtarja nga Prishtina, Adelina Berisha, ka konfirmuar se së shpejti do të lansojë dy këngë të reja në tregun muzikor shqiptar, duke përfshirë edhe një videoklip.

Bukuroshja këto pohime i bëri ekskluzivisht, duke thënë se pas hiteve të lansuara që e bënë atë të pushonte një kohë, tani do të kthehet fuqishëm për të pushtuar skenën e muzikës shqiptare.

“Po, jam duke punuar. Së shpejti do të lansoj edhe dy këngë të reja dhe një prej tyre do të jetë me videoklip. Jam shumë e kënaqur me punën e bërë, falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi”.

“Do të jenë dy këngë që i përkasin në mënyrë tipike stilit tim dhe besoj se do t’u pëlqejnë adhuruesve të muzikës”, është shprehur Adelina.

Pak kohë më parë Adelina ka thumbuar publikisht Tunën, duke mbrojtur grupin Kaos dhe këngën e tyre të re “Ngoje Zemrën Tem”, që ishte kritikuar ashpër nga Tuna.
(Telegrafi)

Adelina Berisha, Së Shpejti Me Dy Këngë Të Reja