>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “A Dalim” Nga Adelina Berisha

11-08-2014
Këngëtarja Adelina Berisha ka lansuar këngën e saj të re “A dalim”, një këngë R&B që pritet të bëhet hit.



Adelina Berisha nuk po gjen kohë për pushim. Këngëtarja sapo ka lansuar këngën e saj të re, që na ofron shumë gjëra.



E stilit R&B, Adelina vjen pak më ndryshe me këtë këngë por shumë më e kompletuar si këngëtare.



Muzika është punuar nga Zzap and Chriss, ndërsa teksti mban firmën e Mozzik. Videoklipi është realizuar nga MAX Production.

Fansat kanë gjetur përafërsi të veshjes së Adelinës dhe asaj të këngëtares Beyonce në videoklipin e këngës "Drunk In Love". Kujtojmë që styling i videoklipit "A Dalim" u kurua nga Donjeta Macula. Dikush ka bërë një montazh në foton e mësipërme.
(Teksteshqip.Com)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “A Dalim” Nga Adelina Berisha