>
BIOSHQIP

Adelina Emini, Së Shpejti Me Videoklip Epik

06-12-2012
Të gjithë e dimë se Adelina Emini së fundmi ka shkëlqyer në "Kënga Magjike" me baladën e saj të jashtëzakonshme "Në Përvjetor", por kjo nuk është asgjë, pasi këngëtarja e njohur shqiptare pritet të lansojë një videoklip bombastik. Adelina së fundmi ka mbaruar xhirimet e videoklipit të këngës së saj tashmë të bërë hit "Në Përvjetor", ndërsa gjithë ajo që ka mbetur është që të mbarohet post produksioni klipit. Bëhet fjalë për një gërshetim të mistikës dhe artit, të pasqyruar me anë të zërit të mrekullueshëm të këngëtares dhe këngës tejet të bukur. Videoklipin që pritet të jetë një prej videoklipeve më të mira në vitet e fundit, e ka punuar produksioni më i mirë në vendin tonë, Entermedia, që si zakonisht përkujdesen më së miri që këngëtarët tanë para audiencës vendore dhe ndërkombëtare të duken ashtu si vet produksioni, nga një planet tjetër. Se për çfarë bëhet fjalë, duhet të presim edhe një javë, por në disa sekonda gjykoni edhe vet nga 'traileri' se si do të duket ky klip.
(Telegrafi)