>
BIOSHQIP

Adelina Emini, Videoklip I Jashtëzakonshëm

17-12-2012
Është lansuar i plotë videoklipi i shumëpritur i këngës "Në Përvjetor" nga Adelina Emini, e cila tashmë e ka kompletuar goditjen e saj në industrinë e muzikës shqiptare.
Meritat për videoklipin fantastik i takojnë produksionit Entermedia, që sa herë shfaqet me klipe, gjithmonë sjell risi dhe i bën videoklipet të duken jo vetëm sekuenca të këngës, por edhe projekte të mirëfillta artistike.

E tillë ishte edhe Adelina Emini, e cila shfaqet më e bukur se kurrë në një ngjyrim të errët, ashtu si dhe e dëshiron kënga, e cila trajton temën e ndarjes në përvjetor.

"Jam tejet e kënaqur me videoklipin. Falënderoj Entermedian për punën e jashtëzakonshme, janë vërtet të pa parë. Një falënderim të ngrohtë dua të bëj edhe për Donika Pasjaqën, fytyrën e bukur që më shoqëroi në videoklip".

"Puna e bërë deri tani nuk më bën të ndalem, por është katalizator që të vazhdoj më tutje drejt realizimit të ëndrrave të mia", është shprehur Adelina.

Ky është deri më tani prej projekteve më serioze të Adelina Eminit dhe pa dyshim videoklipi më i mirë në karrierë, teksa në të ardhmen priten projekte tjera serioze nga bukuroshja bjonde.
(Telegrafi)

Adelina Emini, Videoklip I Jashtëzakonshëm