>
BIOSHQIP

Adelina Emini Provon Skenën Edhe Si Modele

18-03-2013
Këngëtarja e hitit “Në përvjetor”, Adelina Emini, këtë herë do të vijë në skenë jo si këngëtare, por si modele.



E vërtetë, ne mësojmë se duke qenë se shpeshherë vajza e këngës është veshur me fustanet e stilistes Teuta Matoshi, kjo e fundit e ka ftuar Adelinën që të sfilojë për të në mbrëmjen e së enjtes në sfilatë.



Sfilata me punën e stilistes do të mbahet më 25 mars, ku përveç Adelinës, do të jenë të pranishme edhe modelet Diellza Kolgeci dhe Agnesa Vuthaj. Urojmë që Adelinës të mos i pëlqejë shumë puna e modeles, pasi e duam më shumë muzikën e saj.
(Maksim Gjokaj/Kosova Sot)

Adelina Emini Provon Skenën Edhe Si Modele