>
BIOSHQIP

Adelina Emini, Së Shpejti Me Klip Të Ri

15-07-2013
Këngëtarja shqiptare, Adelina Emini, së shpejti pritet të lansojë projektin e saj të ri, këngën e re me klip. Projekti titullohet “Ai Moment” dhe krijuesja e hitit “Në Përvjetor” shprehet se është shumë e kënaqur nga rezultatet finale të projektit. “Kënga është promovuar në koncertin falënderues për SHBA-të dhe është pritur shumë mirë nga publiku”. “Është këngë ritmike verore, teksa po ashtu edhe videoklipi ashtu sikurse kënga reflekton freski, shumë hare. Rrezaton lumturi. Videoklipi është xhiruar në Budvë”, ka deklaruar Adelina për Telegrafin. Kënga “Ai Moment” është punuar nga Darko Dimitrov, kurse videoklipi nga produksioni Entermedia.
(Telegrafi)

Adelina Emini, Së Shpejti Me Klip Të Ri