>
BIOSHQIP

Adelina Emini Po Shijon Suksesin E Këngës “Ai Moment”

25-07-2013
Adelina Emini, këngëtarja simpatike nga Prishtina ka lançuar së fundmi videoklipin e saj më të ri "Ai Moment", një videoklip ky i punuar nga produskioni "Enter Media". Adelina tani për tani është duke shijuar suksesin e kësaj këngë e cila është mirëpritur mjaft mirë nga publiku. Ajo na tregon më shumë rreth këtij projekti nëpërmjet kësaj interviste ekskluzive për teksteshqip. Teksteshqip: Adelina, së fundmi keni publikuar videoklipin tuaj më të ri "Ai moment". Na flsini pak më shumë rreth këtij projekti? Adelina: Këngën e ka punaur Darko Dimitrov dhe ka rezultuar si këngë mjaft e suksesshme dhe po pëlqehet shumë si kënga ashtu edhe vidoklipi. Teksteshqip: Ky është videoklipi i dytë me këtë produkson. Përse zgjodhet sërish "Enter Media" për ta xhiruar videoklipin? Adelina: Entermdia është një produksion shumë profesinal, shumë inovativ prandaj kam vendosur të punoj dhe këtë vidoklip, dhe ka rezultuar shumë i suksesshëm sepse ka pak ditë që është lançuar dhe po pëlqehet jashtezkonisht shumë. Teksteshqip: Ku janë përfunduar xhirimet e videoklipit? Adelina: Xhiriemt e këtij vidoklipi janë xhiruar në Budva dhe Sveti Stefan.



Teksteshqip: Ku do ta shohim Adelinën sivjet? Do të jesh e pranishme nëpër koncerte, festivale apo nuk ke vendosur akoma? Adelina: Po e shijoj suksesin e këngës dhe vidoklipit, njëherë nuk kam menduar diçka konkrete, sigurisht që kur do të bëj diçka të re githsesi do të jeni të informuar me kohë Teksteshqip: Adelina, ne të falenderojmë që gjete kohë të ndash me fansat dhe teksteshqip për projektin tënd të fundit? Adelina: Një falenderim nga ana juaj si teksteshqip, njëkohësisht dua të falenderoj gjithë publikun dhe adhuruesit e mi. Ata janë frymëzimi im!
(Teksteshqip)

Adelina Emini Po Shijon Suksesin E Këngës “Ai Moment”