>
BIOSHQIP

Adelina Emini Shtyn Projektet Muzikore Për Në Pranverë

06-11-2013
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Emini, ka vendosur t’i përkushtohet ngritjes së saj akademike, duke konfirmuar se momentalisht nuk është duke punuar në projekte të tjera muzikore.



Bukuroshja bionde ka konfirmuar se është pranuar në studimet e doktoratës. Por, për t’iu përkushtuar sa më shumë studimeve, sigurisht se krijuesja e hitit “Në Përvjetor” ka menduar që projektin e ri ta lë për pranverë nga muzika. “Momentalisht nuk jam duke punuar në projekte të reja. Deri në pranverë do t'i përkushtohem punës në RTK dhe me shumë punë nga ana tjetër në studimet e doktoratës ku sapo jam pranuar”, ka theksuar Adelina.



Adelina Emini njihet për hitin “Në Përvjetor”, teksa së fundmi ishte protagoniste gjatë verës me një prej hiteve të stinës, “Ai Moment”.
(Telegrafi)

Adelina Emini Shtyn Projektet Muzikore Për Në Pranverë