>
BIOSHQIP

Adelina Emini: “Pritje Madhështore Për Mua Në Amerikë”

23-04-2014
Po qëndron tash e sa ditë në Shtete e Bashkuara të Amerikës ku edhe i është bërë pritja të cilën e meriton. Bëhet fjalë për këngëtaren Adelina Emini e cila që nga data 10 prill është pranë atdhetarëve tanë në Amerikë me koncerte nëpër shtete të ndryshme atje. “Më kanë ftuar grupacione të ndryshme që të mbaj koncerte nëpër Amerikë. Këtu kam ardhur që nga data 10 prill. Kam pasur koncerte të shumta nëpër vende të ndryshme të Amerikës si New York, Boston, Chicago, Detroit, Philadelfia dhe ende po vazhdoj...”, ka thënë Adelina, teksa ka shtuar: “Më është bërë një pritje madhështore. Vërtet jam duke kaluar shumë mirë. Publiku jonë këtu është shumë i zjarrtë dhe shumë artdashës. Në secilin koncert që kam mbajtur deri tani ka qenë plot dhe atmosferë e jashtëzakonshme. Shqiptarët tanë këtu vërtet më kanë bërë të ndjehem shumë mirë”, ka thënë këngëtarja duke mos mundur të veçojë asnjërin vend.

Ndryshe Adelina bën me dije që përveç se është pritur mirë nëpër koncerte, shqiptarët tanë atje e kanë befasuar edhe me ftesa nëpër shtëpi. “Njerëzit tanë këtu janë shumë të dashur. Më kanë ftuat shumë familje që as nuk i njoh për dreka e darka në shtëpitë e tyre. Jam duke u ndjerë si në shtëpinë time, ka shumë shqiptar këtu, njerëz që e kanë ruajtur mikpritjen dhe bujarin tonë”.

Por edhe pse e filloi sezonin me sukses, këngëtarja bën me dije se me të kthyer në Prishtinë ajo do t’i përvishet punës që për publikun e saj të sjellë edhe projekte të reja. “Këtu do të qëndroj deri në muajin maj. Por sa të kthehem në Kosovë do t’i përvishem punës për projekte të reja. Jemi në prag të sezonit verorë dhe patjetër që dua të sjell diçka të re për publikun tim. Nuk kam ende të definuar se me çfarë do të vijë, mirëpo sa të filloj procesin e punës rreth realizimit të projekteve të reja, do ta njoftoj publikun tim”, ka thënë Emini, duke shtuar se ajo tashmë është e gatshme për sezon veror, duke theksuar se për te është kënaqësi të jetë kudo që ka shqiptar. Sigurisht që jam e gatshme. Datat tashmë kanë filluar të caktohen. Unë me shumë kënaqësi do të jem kudo që ka shqiptar”, ka thënë këngëtarja për fund, ndërsa nuk ka harruar që të përshëndes të gjithë fansat e saj nga Amerika e largët.


Adelina Emini: “Pritje Madhështore Për Mua Në Amerikë”