Këngëtarja Adelina Emini ka pauzuar pak pas projektit të saj të fundit muzikor "Bota Ime" të cilin e publikoi në dhjetor të vitit të kaluar.
Ndërkohë Adelina është e angazhuar edhe me punët e saj të tjera, siç është ajo e menaxheres së departamentit të marketingut në RTK.
Së fundmi këngëtarja ka publikuar në rrjetin e saj social në facebook një fotografi ku shihet duke përshëndetur fansat e saj.
Në foto Adelina shfaqet më ndrsyhe, me flokë të drejtuara dhe jo kaçurrele siç jemi mësuar ta shohim. Ajo gjithashtu thekson se i kushton shumë kujdes zyrës së saj, pasi në të mban edhe lulen e saj të preferuar Orkidenë.